Shqipëria ngjitet për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s

0

Kuqezinjtë janë ngjitur për pesë pozita në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA.

Djelmoshat e Gianni De Biasit gjenden në pozitën e 37 me 739 pikë. Ky sukses vjen pas paraqitjes së mirë në Euro 2016. Kuqezinjtë fituan kundër Rumanisë ndërsa pësuan nga Franca e Zvicra.

Në renditjen e re të FIFA-s është përfshirë edhe Kosova. Përfaqësuesja e re evropiane është në vendin e 190 me 66 pikë.

Lini nje pergjigje