Reforma/ Meta: Do të bëjmë të bëjmë gjithcka që të arrihet konsensusi

0
159

Në pritjen e organizuar me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të cilën tha se do të bëhet gjithçka që të arrihet konsensusi, për ti dhënë vendit imazhin që i takon. Duke shprehur mirënjohje për kontributin e ambasadorëve në botë, Meta tha se reforma në drejtësi do ta bëjë më të lehtë punën e tyre.“Ne i dimë vështirësitë me të cilat ndesheni edhe ju dhe do të punojmë në ditët në vijim që të përfundojmë reformën në drejtësi, në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë punën tuaj. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të bëhet me konsensus dhe mbi të gjitha ti japë imazhin që i takon vendit tonë”- deklaroi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here