Lulzim Basha: S’ka refuzim të Nuland, jemi vetëm një hap larg marrëveshjes

0

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se propozimi i ndihmës sekretares amerikane Nuland është vetëm një hap larg marrëveshjes. Sipas Bashës, nuk ka refuzim të propozimit të Nuland, pasi PD inkorporon 95% të propozimit hybrid, por të huajt nuk mund të kenë kompetenca kushtetuese.

Loading...

“Diskutimi ka përfunduar me një qëndrim unik, unanim të grupit në mbështetje të propozimit tonë. Komisioni ka propozimin e Venecias në thelb, asnjë shtesë. PD inkorporon 95 % të propozimit hibrid. Jo sepse PD ka një mosbesim ndaj faktorit ndërkombëtar sepse në fakt unë dhe PD që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të ketë votë për komisionin ndërkombëtar të monitorimit”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid.
“Nëse diçka nuk shkon mirë, apo shkon tmerrësisht keq, ku ta drejtojë gishtin qytetarët shqiptar tek kryeministri i Finlandës apo i Zvicrës? Nuk mund të ketë kompetenca kushtetuese. Venecia është e qartë. Shembulli është i qartë. PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid por është një hap larg marrëveshjes. Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD për të arritur një marrëveshje. Kam udhëzuar ekspertët të marrin në shqyrtim 7 ligjet. Duam të votohet reforma në drejtësi dhe sa më shpejt. Është një mënyrë për të frenuar Edi Ramën. Rinovoj sot, autorizimin e plotë për negociatorët tanë, dhe Edi Rama të autorizojë negociatorët. Formula që propozojmë sot, formula që propozoi Rama më 8 korrik”, tha Basha.

Kreu i PD ka folur edhe për deklaratën e ambasadorit Lu, i cili shprehu zhgënjimin për mospranimin e propozimit hybrid.

“Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, unë kam dhënë kontributin tim se besoj për një Shqipëri proevropiane, miqtë flasin hapur edhe kur bien edhe kur nuk bien dakord, cështja e gjykatës kushtetuese meriton debat, propozimi nuk është i shkuar mbi gur, është proces negociatash. Mos jetoni me drama. Ne japim dhe do të japim kontributin tonë. Nga një herë e marrim vlerësimin e merituar, nganjëherë e marrim të pamerituar. Por asnjëherë nuk e marrim personalisht”, tha Basha.

Loading...

Lini nje pergjigje