Liga e Europës/ Nis sfida Austria e Vjenës-Kukësi

0
165

Kukësi përballet sot në mbrëmje (ora 21:05) në transfertë me Austrian e Vjenës. Takimi i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Europës, do të luhet në stadiumin kryesor të Vjenës, “Ernst Hapel”.

Impianti i skuadrës kundërshtare të verilindorëve është në rikonstruksion dhe në këtë mënyrë takimi do të luhet në stadiumin më të madh të Austrisë. Kukësi vjen në këtë sfidë pas kualifikimit për në turin e parë ndaj Rudarit. Verilindorët shihen si jo favorit në këtë sfidë jo vetëm pse luajnë në transfertë, por edhe sipas vlerësimeve të bera nga kompatinë e basteve. Suksesi i skuadrës austriake vlerësohet me koeficientin 1.2, barazimi 5.5, ndërsa fitorja e Kukësit është 10. Por drejtuesit e klubit të Kukësit janë shprehur optimist para sfidës duke thënë se do të tentojnë kualifikimin. Ndeshja gjykohet nga një arbitër i Serisë A. Gjyqtar kryesor është 38-vjeçari Paolo Valeri, i cili ndihmohet nga Alesandro Kostanzo dhe Alesandro Lo Cicero.

Delegat në këtë sfidë është slloveni Dane Jost, ndërsa vëzhgues Jens Larsen nga Danimarka. Austria e Vjenës – Kukësi (21:05) Formacionet zyrtare: Austria e Vjenës: Hadzikic, Filipovic, Kayode, Venuto, Serbest, Prokop, Stryger Larsen, Holzhauser, Martshinko, Rotpuller, Felipe Pires. Trajner: Torshten Finks Kukësi: Koliqi, Shameti, Lilaj, Mici, Jean Carioca, Hallaçi, Latifi, Rangel, Musolli, Malota, Fukui. Trajner: Lika

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here