Kokaina e Gjergj Cukalit ndër më të shtrenjat në Tiranë, policia nuk jep emra nga klientela

0

Policia thotë se kokaina e Gjergj Cukalit ishte ndër më e shtrenjtat në qarkullim në Tiranë. Një dozë apo ekzaktësisht 0.8 gram kokainë shitej me çmimin 100 euro. Gjithçka ishte në raport me cilësinë e mallit, që sipas policië ishte një nga drogat më të pastra që shiteshin në Tiranë. Edhe klientela ishte e zgjedhur. Policia nuk dha emra, por mendohet se klientë të rregullt të rrjetetit të shpërndarësve të Cukalit ishin njerëz të njohur. Rrjeti i shpëndarësve të Gjergj Cukalit vepronin në zonat më të pasura të Tiranës, tek ish blloku, tek Myslym Shyri, në rrugën e Elbasanit apo në zonën e Tiranës së Re. Dyshohet se kokaina vinte nga Holanda dhe sipas policisë për ata që nuk kishin mundësi të paguanin, Cukali i mbante peng makinat. Gjergj Cukalit iu gjetën edhe dy karta identiteti të falsifikuara me emrin Ergi Hoxha. Sipas policisë ai kishte marrë 3 shtëpi me qira, të cilat i përdorte edhe për aktivitetin e tij kriminal.

Lini nje pergjigje