Islami: Rama mashtron, Kushtetuta e re e Shqipërisë është e financuar nga fondacioni SOROS

0
119

Deputeti Kastriot Islami ka bërë publike disa detaje në lidhje me atë që emërtohet si Kushtetuta e re e Shqipërisë.

Duke shkruan në profilin e tij në Facebook, Islami shkruan se kjo Kushtetute eshte financuar nga fondacioni SOROS.

 

Ja çfarë shkruan Islami:

Pa shume komente…lexoni vetë dhe nxirrni përfundimet tuaja…Mos bëni komente emocionale, por lexoni dhe reflektoni…kaq e thjeshte është…!

Ja çfarë kanë shkruar juristët e maxhorancës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, së bashkë me rekomandimet e ekspertëve amerikane e europiane, me sponsorizmin e SOROS dhe mundësimin e ambasadës amerikane në Tirane… Ose është ky draft proamerikan/proeuropian ose është qëndrimi i Ramës antiamerikan/antieuropian…Në fakt Rama vetëm mashtron dhe për të nuk ka rëndësi çfarë thotë e çfare thotë nesër, kurse për dokumentet e shkruar sa herë nuk i pëlqejnë thotë se nuk i ka lexuar…

PS me mbështetjen financiare të Fondacionit Soros (shiko kapakun) ka sjellë para disa ditësh mbi tavolinat e deputeteve në Kuvend draftin e miratuar të Kushtetutës të miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm nga deputetet e maxhorancës në komisionin e Reformës … ky botim thuhet në “kapakun e pasme” është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë… Ndërkohë në faqen 91 dhe 92 (bashkëngjitur në foto) të këtij dokumenti jepen përkufizimet për ONM – Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe detyrat e tij:

1) jep rekomandime…

2) paraqet gjetje dhe mendime…

3) u jep komisionerëve rekomandime me shkrim…

4) kanë të drejtë të marrin të gjithë informacionet….

Në asnjë rast në këtë draft nuk do te gjendet “rol vendimmarrës” i ONM, por vetëm rol rekomandues, dhënës mendimesh dhe marrës informacioni… Lexojeni vetë me kujdes dhe nxirrni përfundimet për këtë draft për të cilin kanë dhënë mendime edhe OPDAT (Misioni Amerikan për Drejtësinë) dhe Euralius (Misioni Europian për Drejtësinë)…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here