Gruaja e parë që shkoi në hapësirë

0

Më 16 qershor 1963, kozmonautja Valentina Teshkova çoi më tej kryesimin e Bashkimit Sovjetik në garën e hapësirës me fluturimin e saj historik. Bashkimi Sovjetik kryesoi në garën e hapësirës që me satelitin e parë Sputnik, ku shkuan Juri Gagarin dhe qeni Laika. Më pas në mes të vitit 1963, rusët ishin të parët që dërguan një grua në orbitë. Valentina Tereshkova kishte qenë vullnetare në trajnimin e kozmonautëve në prag të fluturimit historik Gagarinit në vitin 1961. Ajo shkroi një letër lutjeje për të shkuar në hapësirë, duke vendosur hedhjen me parashutë si eksperiencën e saj. Në mëngjesin e 16 qershorit 1963 Tereshkova –e koduar “pulëbardha” – hipi Vostok 6, veshur me një Skafandër portokalli dhe një përkrenare të bardhë ku ishin shkronjat ‘CCCP “(shkurtim i Bashkimit Sovjetik). Nisja u krye pa problem teksa 26-vjeçarja Tereshkova e buzëqeshur tha: “Qiell, po vij drejt teje”. Gëzimi i saj fillestar u pengua nga parehatitë që kishte në kapsulën 2.3 metra të gjerë. Gjithashtu thuhet se Tereshkova harroi furçën e saj të dhëmbëve dhe kështu i duhej të përdorte gishtin. Kohët e fundit u zbulua se Teshkova raportoi për një defekt, por asaj iu kërkua që ta mbante sekret gabimin për dekada të tëra. Ajo bëri më shumë fluturime se të gjithë astrounatët amerikanë së bashku, duke duke kompletur 48 orbita në 71 orë. Propaganda sovjetike e festoi fluturimin e Valentina Tereshkovas. Për zbritjen e saj në Tokë, më 19 Qershor, Tereshkova u prit me një ceremoni madhështore në Moskë. Ajo u prit nga lideri sovjetik Nikita Hrushov, që i dha Tereshkovas një përqafim para turmës për të treguar dominimin në hapësirë. Tereshkova nuk u largua kurrë më nga Toka. Tereshkova u bë një figurë e suksesshme për propagandën sovjetike. Nën presionin e partisë ajo o martuar me kozmonautin Andriyan Nikolayev dhe hyri në politikë.

Loading...

 

Loading...

Lini nje pergjigje