Doda-Blushit: Demagog, ti vodhe protokollin e shtetit, mbaj përgjegjësinë e turpit

0
130

Pas deklaratave të deputetit Blushi  në seancë, Doda hodhi të tjera akuza ndaj tij.

Ajo e akuzoi për demagogji dhe se ka vjedhur protokollin e shtetit të takimit të kryeministrit të atëhershëm Ilir Meta me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright.

“Nuk pata asnjë zhgënjim duke dëgjuar atë që po flitej. Meqenëse ishte halli i Umbertos dhe i Masimos po flet për një gjë që ka 17 vjet që ka ndodhur, e cila nuk ishte e imja në fakt, por ishte një gabim departamenti. Megjithatë unë e marr përsipër. Po me atë rast duhet të marrësh përsipër që ti vodhe protokollin e mbledhjes që Sekretarja e Shtetit Madelein Albright konsumoi me kryeministrin e asaj kohe Meta. Edhe atë kohë tentove të thuash që e ka marrë Mesila protokollin. Madje kështu doli edhe në media. Historia e vjedhjes është një histori shumë e gjatë ta kam thënë edhe herë tjetër, që gjërat që kanë një autor duhet të mbeten me një autor. The që kam qarë e kam shkulur flokët, me kë ke mësuar të flasësh kështu me një grua, thashë vetëm që është ide e depozituar dhe duhet të bashkonim zërat për të përmirësuar, për të shkuar në komisionin e reformës, jo të merrej neni, por edhe të referendumit. The parti cingue të të vijë turp që flet kështu, ka qenë me PD apo jo, këto janë veprime të një force politike, kujdes kur flet për një forcë politike, nëse ke problem se jemi një hap para dhe ke 6 muaj për ato që kemi sjellë ne, nuk është problemi im”, tha Doda.

Ajo ka ironizuar Blushin, duke i thënë të mos marrë autorësinë e diçkaje që e sjell në politikë.

“Ka 2 mënyra si qasesh në politikë: njëra t’i thuash gjërat siç janë dhe tjetra të bësh demagogji. Nuk kam vjedhur dorëshkrime. Duhet të vijë turp që të flasësh kështu në këtë parlament! Ke 6 muaj që diskuton me atë që kemi sjellë në politikë, është një problem që nuk na takon ne, por diskutoje me veten. Je shumë i ri që të flasësh e të mos japësh autorësinë dickaje që e sjell në politikë, nëse e ke me librat, protokollet që ke vjedhur, duhet thjesht të mbash përgjegjësinë se e ardhmja është shumë e madhe, vulgaritetit nuk i përgjigjem me vulgaritet”, u shpreh Doda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here