Standard.al

Certifikata e pronësisë/ Fier, dyndje në hipotekë, mbi 40 aplikime në ditë

0

Dyndje të fermerëve dhe emigrantëve në zyrat në hipotekës në Fier,  për certifikatën e pronësisë. Sipas kreut të Hipotekës Fier Gani Bendo, vetëm nga fermerët numërohen rreth 40 aplikime për certifikatën e tokës, ndërsa emigrantët janë fluks ekstra që i shtohet sporteleve këtë periudhë të sezonit veror. “ Jemi në prag të fluksit turistik ku vijnë edhe shumë emigrantë dhe vërejmë që ka rritje të tendencave të transaksioneve që vijnë nga shitjet, nga kontratat e dhurimit. Sot janë diku 60-70 transaksione të këtij lloji” tha Bendo.

Sipas kreut të hipotekës së fierit, pavarësisht se fluksi mujor është i madh dhe shkon deri në 2 mijë në muaj, nuk janë krijuar radhë të qytetarëve, të cilët e marrin shpejt shërbimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.