Bregu: Nëse nuk miratohet reforma nuk e merrni me mend se c’mund të ndodhë në Shqipëri

0
128

Një ditë pasi kundërshtoi kryetarin e partisë në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja demokrate  Majlinda Bregu ka dhënë opinionin e saj publik për reformën në sistemin e drejtësisë.

Nga Konferenca e Ambasadorëve, ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, tha se gabimi kryesor me të cilin nisi reforma ishte fakti që u la në duart e ekspertëve dhe jo politikës.

Bregu tha se shpreson që javën tjetër reforma të miratohet, duke shtuar se nuk e imagjinon dot se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në datën 22 korrik nëse nuk miratohet kjo reformë.

Edhe kryetarja e Komisionit të Jsashtëm, Arta Dade, u shpreh optimiste për arritjen e një konsensusi mes palëve.

Bregu: Nuk ka asgjë tjetër që diskutohet në këto ditë të nxehta në Shqipëri sesa reforma në drejtësi. Vonë dhe pak mbase është ky diskutim i qartë për të gjthë ne, madje dhe për ne që jemi të përfshirë ditrekt në politikë. Ka qenë më tepër në duart e ekspertëve sesa ka qenë pjesë e diskutimit dhe vendimarrjes politike.Gabimi kryesor me të cilin nisi kjo reformë. Reforma do në ballë politikën, politikanët, ata votohen, ata kanë përgjegjësinë. Ekspertët normalisht duhet ti ndiqnin në vendimarrjen e tyre. Ky është rezultat i mosbesimit mes palëve, megjithatë unë uroj po aq sa Arta që kjo reformë sot java, e enjtja tjetër e Parlamentit, të na sjellë në një pikë të përbashkët për të votuar reformën në drejtësi. Jo vetëm se kemi lodhur të gjithë veshët që na kanë dëgjuar dhe të gjithë mendjet që kanë dashur të na ndihmojnë në këtë proçes, por sepse unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër. Ose nuk arrij të imagjinoj datën 22 korrik se çfarë do të ndodhë dhe si do jetë situata në Shqipëri.Sidoqoftë, ka nevojë besoj se me apo hapje negociatash duke ditur sa i vështirë do jetë ky proçes, që të paktën të përgatitet një plan i qartë veprimi për kapitujt 23 dhe 24. Nuk ka asnjë vështirësi që BE dhe KE ta mendojë këtë si një alternativë të mirë për të përshpejtuar dhe forcuar zbatimin e ligjit në vendet tona.

Dade: Dua të falenderoj Ambasadorët, në mënyrë të veçantë të BE dhe SHBA, por dhe ata të cilët kanë drejtuar në vijim BE për mesazhet e fuqishme, për ndihmesën konkrete që i japin forcave politike për ti sjellë në një emërues të përbashkët lidhur me reformën. Le të shpresojmë se do të kemi lajme të mira javës që vjen në mënyrë që edhe ju të nderuar Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë t’ua lehtësojmë punën tuaj në dobi të interesave të shtetit dhe vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here