Aurela Gace ndihmon një 2-vjeçar me leucemi, i blen 5 kura: Të gjendet zgjidhje, ç’do bëhet më vonë?

0
129

Nëse një sëmundje e rëndë po të shkatërron trupin, shpirtin ta mposht e ta mpak mungesa e ilaçit për t’a kuruar. Këtë po përjetojnë dhjetra familje në Pediatrinë e QSUT ku fëmijë të mitur me sëmundjen e leucemisë nuk mund të kurohen pasi mungon ilaçi, asparaginaze. Ilaci është tepër i kushtueshëm, dhe familjet apeluan në BalkanWeb për ndihmë, por nuk erdhi asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe spitali ku kanë shtruar fëmijët.

Dorën në zemër e vuri këngëtarja Aurela Gace. Pasi ka ndjekur kronikën në News24 e BalkanWeb, ku një familje me fëmijën 2 vjec nën britmat për ndihmë, shprehet se nuk mund të gjejnë para për të blerë ilaçin dhe po humbin femijen per kete shkak, këngëtarja ia zgjidh hallin, i paguan familjes 5 kura.

“Më dhembi zemra nga cfarë pashe sot në një kronikë. Nuk di se cfarë mund të bëhet për këta fëmije, për këto njerëz që s’kanë mundësi të blejnë kurat e kushtueshme, por prindi nuk mund të shohë fëmijën të vuaje. O Zot. Nuk di.
Një kure që kushton aq shume dhe të mendosh që semundja do shumë të tilla që të mund te luftohet.
Fola me nenen qe femija 2 vjec ishte ne nevoje te madhe dhe kishte dy jave qe s’po kurohej pasi ne farmaci i jepej vetem nje menyre. Blije te gjithe ilacin ( packa se femijes i duhej nje pjese )”.

Këngëtarja shprehet e trishtuar, pasi edhe pse e ka ndihmuar familjen, kjo sipas saj nuk është zgjidhja e duhur.
“Ja nje moment ndihmojme ne, po me vone? Po me femijet e tjere , me prinder qe kane shkrire cdo gje, ose me ata qe s’kane asgje? Si ndihmohen keta femije ?
Eshte e dhimbshme deri ne palce.
E dhimbshme
Dhe kur behesh prind , nuk sheh dot lotet e nje prindi qe sheh femijen ti shuhet perpara syve. Ju lutem kush e ka me Dore ta ndryshoje kete realitet, t’a beje pasi nuk di si shtyhet buka poshte tek sheh femijen tek perpelitet”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here