Velipojë/ Gruan e nxjerrin pa ndjenja nga deti, qytetari: Nuk reagonte hiç

0
172

Një grua ka rrezikuar jetën ditën e sotme në plazhin e Velipojës, ndërsa ka qenë duke pushuar me familjarët e saj në këtë zonë. Të afërmit e kanë nxjerrë pa ndjenja nga deti, ndërsa qytetari që ka raportuar ngjarjen pranë redaksisë së Jetaoshqef.al ka bërë me dije se gruaja nuk reagonte fare.

Thuhet se kjo grua humbi jeten tani ne bregdetin e velipojes. E kishin nxjerr ne breg te detit te afermit sic e shiko ne foto por nuk reagonte hic”, – ka thënë qytetari.

Ai shton se në vendngjarje ka mbërritur pas 15 minutash ambulanca. Gruaja, e cila është e moshës 45-vjeçare,  është futur me barrelë në brendësi të makinës së ambulancës, ndërsa aktualisht nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Edhe pse qytetari raporton se gruaja është mbytur, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, pasi mjekët nuk kanë folur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here