Tmerrohet vajza në urbanin e Kombinatit, një burrë e qëllon me shuplakë, askush nuk e ndihmon

0
116

Përveç kushteve mizerabël që ekzistojnë në urbanët e kryeqytetit, as jeta nuk është e sigurt. Deri më sot pranë redaksisë sonë kanë ardhur shumë mesazhe për një grua që lëviz me një çantë në dorë dhe flet në urban me një fjalor të pisët. Nuk do shumë mend për të kuptuar se personi në fjalë ka çrregullime mendore, por pavarësisht kësaj, udhëtarët nuk mund ta durojnë dot më këtë situatë, pasi është e përditshme. Janë të shoqëruar me fëmijë dhe këta të fundit detyrohen të dëgjojnë fjalët më të pista që mund të ekzistojnë.

Por, kjo nuk është asgjë para dikujt tjetër që ka të njëjtat probleme, por ndryshe nga gruaja, ai përdor edhe dhunë në urban.

Përsa i përket moshës mund të jetë tek 40-at dhe udhëton gjithmonë vetëm dhe sapo zë vend diku, qoftë edhe në këmbë fillon dhe ngacmon personin që ka afër duke i bërë pyetje, nëse ai apo ajo nuk përgjigjet do marrë si “shpërblim” dhunë. Një vajzë ka dërguar pranë redaksisë sonë një mesazh, në të cilin thekson se është shumë  e shqetësuar dhe se ka frikë të udhëtojë me urban. Bëhet fjalë për urbanin e Kombinatit, ishte kohë dreke dhe ajo po kthehej në shtëpi. Para sediljes së saj ulet një burrë dhe e pyet vajzën qe ndodhej aty për diçka, ajo bën sikur nuk e dëgjon dhe tenton të largohet, këtu fillon edhe më e keqja, ai ngrihet në këmbë dhe e qëllon në sy të të gjithëve.

“Përshëndetje Jetaoshqef. Po ju shkruaj për për dicka qe ka ndodhur ne urbanin e Kombinatit para disa ditesh. Jam ende e frikesuar dhe qe nga ajo dite udhetoj me frike. Po kthehesha nga puna, ishte pasdite. Ndodhesha ne nje sedilje prane xhamit dhe para meje vjen nje burre, foli por e degjova shume pak ktheva fytyren dhe u tremba, e kisha pare edhe here te tjera kete burr duke u zene me njerez ne urban dhe mendova per vajzen qe ishte para. “Shqiperia cka qene, ceshte apo cdo te behet?”. Ishte kjo pyetja qe i beri. Ai e pyste shpesh dhe shpejt per te njejten gje, ajo u tremb dhe u ngrit, i kerkoi qe te dilte jashte, por ai sdonte. Aty ndodhej nje i moshuar dhe i bertiti qe te largohej. Pasi vajza del para urbanit, ky burri e shikon qe nuk zbriti dhe vrapon dhe e godet ne sy te gjithve. U skuq dhe nuk foli asnje fjale, e pashe qe u afrua tek fatorinoja per ndihme, i cili erdhi per ti folur, por vetem kaq. As nuk e nxori jashte dhe as nuk e largoi nga vajza, por vetem i tha “skemi cte bejme, se ndalojme dot”. Ai filloi ta shante dhe i kerkonte te zbriste, me ka ardhur shume keq per ate vazje qe po dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht. Po te mos kishin reaguar njerezit e tjere, ai do e kishte rrahur dhe ajo qe me tremb eshte fakti qe askujt nuk i ben pershtypje, as shoferit dhe as faturinos qe lejojne cdo dite ne urbane njerez me probleme, te cilet mund ti rrezikojne jeten cdokujt,. Ai person hipen cdo dite dhe ben te njejten gje me njerezit dhe askush nuk reagon. Pervec vapes, lodhjes ne pune duhet te ecim edhe me frike se nga dite ne dite mund te na ndodh dicka, si eshte e mundur qe askush nuk merr masa? Faleminderit nese e postoni, ndoshta marrin ndonje mase”.

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here