Theresa May merr detyrën e Kryeministres së Britanisë

0
148

Theresa May ka marrë sot në dorëzim zyrtarisht detyrën si kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ky emërim vjen fill pas dorëheqjes nga detyra të David Cameron, pasi Britania votoi pro daljes nga Bashkimi Europian. Gjatë fjalës së saj kryeministrja May tha se britanikët duhet të jenë të bashkuar dhe se qëllimi i qeverisë është që të dëgjojë popullin. Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz ka uruar May për detyrën. Ndërkohë, urime kryeministrja e dytë në historinë e Britanisë së Madhe pas Margaret Thatcher ka marrë urime edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Obama ka mbështetur planin e May për Brexit. Sakaq, mbretëresha Elisabet i ka kërkuar May të formojë qeverinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here