Reforma në drejtësi – Basha: Propozimi hibrid një hap larg konsensusit, të hapur për marrëveshje

1
158

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot pas mbledhjes së grupit parlamentar se propozimi i ndihmës sekretares amerikane Nuland është një hap larg marrëveshjes, ndërsa autorizon negociatorët të vijojnë diskutimet me negociatorët e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ishte edhe përgjigjja e tij për ftesën që Rama i bëri sot për t’u ulur në bisedime. “Diskutimi ka përfunduar me një qëndrim unik, unanim të grupit në mbështetje të propozimit tonë.

Komisioni ka propozimin e Venecias në thelb, asnjë shtesë. PD inkorporon 95 % të propozimit hibrid. Jo sepse PD ka një mosbesim ndaj faktorit ndërkombëtar sepse në fakt unë dhe PD që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të ketë votë për komisionin ndërkombëtar të monitorimit”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid.

“Nëse diçka nuk shkon mirë, apo shkon tmerrësisht keq, ku ta drejtojë gishtin qytetarët shqiptar tek kryeministri i Finlandës apo i Zvicrës? nuk mund të ketë kompetenca kushtetuese. Venecia është e qartë. Shembulli është i qartë. PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid por është një hap larg marrëveshjes.

Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD për të arritur një marrëveshje. Kam udhëzuar ekspertët të marrin në shqyrtim 7 ligjet. Duam të votohet reforma në drejtësi dhe sa më shpejt. Është një mënyrë për të frenuar Edi Ramën. Rinovoj sot, autorizimin e plotë për negociatorët tanë, dhe Edi Rama të autorizojë negociatorët. Formula që propozojmë sot, formula që propozoi Rama më 8 korrik”, tha Basha. Kreu i PD ka folur edhe për deklaratën e ambasadorit Lu, duke thënë se miqtë flasin hapur dhe se janë në kushtet e një aleance.

“Kontributi i ambasadorit amerikan kontribut të rëndësishëm. Jemi në kushtet e një aleance. Miqtë flasin hapur edhe kur janë dakord edhe kur nuk janë. Jemi të hapur për mendime të tjera. Jemi të hapur për negociata. Ky është proces negociatash, mos jetoni me drama, japim kontributin tonë. Nuk e marrim personalisht”, tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Per kete marionete te Saliut , nuk ja vlen te komentosh ! Une kam dy fjale me ´baben´e tij :
    Sali Berisha ! – Ti , je qenia me e ndyre qe ka dhjere toka shqiptare !
    Nuk krahasohet asnje bukeshkale ne Historine e Shqiperise me ty ; as Hamza Kastrioti , as Esat Toptani , as edhe spiunet me te urryer te nazi-fashizmit .
    Mund te mburresh or shpellar i pa bese , mund te mburresh se, bere vend ne Histori , por e bere si Hitler , Pinocet ; Pol Pot , e bere si nje keqberes te Shqiperise !
    Sepse ti , ndyresire , nuk je shqiptar ! E pohove vete ne parlament gjate nje deliri, nga ato qe kalon here pas here :
    Te paret e mij – the -, e rruanin koken e linin vec nje tufe flokesh ne maje , me qellim qe po te binin ne dore te armikut e t´ja prisnin koken ; te mos ja mbanin koken duke i futur gishtat ne flegrat e hundes , por ta mbanin nga tufa e flokeve ne cacke te saj !
    E pra , mor gjak-dhjere , Shqiptaret nuk e kane patur kete Zakon qethjeje !
    Kete e kane patur Mongolet , tartaret , me nje fjale barbaret e stepave aziatike qe u dynden ketyre tokave te bukura te Iliriades !
    E pohove vete prejardhjen tende kafsherore mor shtaze !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here