Standard.al

Luiza Gega firmos kontratën olimpike, por… ja pse nuk merren shpërblimet

0

“Moment i rëndësishëm ishte firmosja e Kontratës si pjesë e Ekipit Olimpik Shqiptar për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërmjet Sportistes Luiza Gega dhe Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani. Pas firmosjes së Kontratës, Luizës iu dorëzua zyrtarisht edhe uniforma sportive e Ekipit Olimpik të cilën ajo e veshi dhe e prezantoi para medias” “,-thuhet në një njoftim për mediat pas ceremosisë së rastit. President i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli premtoi edhe pistën e re të atletikës. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës shumë shpejt do të firmosë kontratën për pistën e re të atletikës, që për gjashtë muaj do të jetë gati, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit dhe Federatën Europiane. Luiza nuk do të jetë jetime, por do të ketë pistën e vet, edhe pse provizorisht ka probleme. Stadiumi Selman Stërmasi është vendi perfekt, sepse ka një nga terrenet më të mira olimpike”,-tha ai sipas “Supersport”. Po sipas “Supersport”, përveç shifrës prej 2 milionë lekësh të reja të sanksionuar në ligj për medaljen e argjendtë europiane, Luiza Gega pritet të shpërblehet nga Bashkia e Tiranës dhe KOKSH, por institucionet dhe sportistja zgjodhën që çdo ceremoni apo vendim të spostohet pas mbërritjes së përgjigjeve Anti-Doping. Përgjigja zyrtare e procedurave rutinë në luftën kundër substancave të ndaluara do të dalë më 23 Korrik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.