Konferenca e Ambasadorëve në Tiranë, Gentiloni: Vjen si përgjigje ndaj sfidave aktuale

0
137

Ka çelur sot punimet në Tiranë Konferenca e Ambasadorëve. Në aktivitetin e organizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Ditmir Bushati u ndal tek samiti i NATO-s i mbjatur disa ditë më parë në Varshavë.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, tha se kjo konferencë vjen si përgjigje ndaj sfidave aktuale me të cilat përballet rajoni dhe më gjerë.

“Brexit përbën një vështirësi për BE. Por Europa është në gjendje të ecë para dhe pas Brexit”, tha Gentiloni. Ndërkaq, ministri Bushati theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

“Samiti i NATO-s ishte i suksesshëm për Shqipërinë, pas konfirmoi rëndësinë e rajonit tonë për arkitekturën europiane. Ka një larmishmëri tematikash që mbart sot fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në një botë të dixhitalizuar qytetarët presin shërbime më cilësore prej nesh. Kjo është detyrë e të gjithëve, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen”, tha ministri Bushati.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here