imët mjekësore, frutat dhe perimet që kurojnë veshkat dhe reumatizmin

0
562

Këshilla të posaçme si të kuroni sëmundjet në kushtet e shtëpisë

 

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Por veshkat nuk mbetet më pas. Veshkat tuaja luajnë një sërë funksionesh të rëndësishme: Rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: Sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë.

*****

Ja cilat janë dhjetë shenjat e sëmundjes

Reumatizma, shkaqet dhe trajtimi
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Trajtimi i reumatizmit pa ilaçe
Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.
Si të mjekohet reumatizmi
Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër. Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat. Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta.
Klima
Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.
Uji
Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.
Pesha
Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë.
Dieta
Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.
Dhimbjet e shpinës
Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.

 

Si ta lehtësojmë dhimbjen e reumatizmit?
Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme.

Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike
-Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull.
-Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla.
-Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale.
-Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.

Këshilla

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli

 

Shenjat e sëmundjes së reumatizmit
-Shenja kryesore që mjekët reumatologë evidentojnë është dhembja dhe enjtja e kyçeve të duarve, dhimbje që vazhdon prej mese tre javësh. Një mpirje e përgjithshme e trupit, e cila evidentohet që në momentin e zgjimit në mëngjes dhe vazhdon për disa minuta. Një enjtje e papritur, e shoqëruar me raste edhe me dhembje lokale nëpër trup, të një ose më shumë kockave, edhe pse në mungesë të dëmtimeve apo shembjeve.

-Një tjetër shenjë që sinjalizon fillimin e reumatizmit, e hasur edhe ndër të rinj është një dhembje e përgjithshme që shkon deri tek gjunjët, dhembje që shkon e vjen. Zbardhja e gishtave të duarve, pas ekspozimit në të ftohtë, e ardhur kjo jo vetëm nga faktorë klimaterikë por edhe për shkak të emocioneve. Ndjesia e thatësirës në sy, apo rërës, e shoqëruar edhe me ndjenjën e thatësirës edhe në gojë. Skuqja e fytyrës, është kjo një ndër 10 shenjat që paralajmërojnë për sëmundje reumatizmale.

-Skuqje e hundës, në faqe dhe rreth syve. Ndërsa tek 50-vjeçaret, shfaqje e papritur e dhembjes në të dyja shpatullat, duke krijuar pamundësi lëvizje dhe ngritje nga një kolltuk, me raste tek kjo kategori ka edhe rënie në peshë dhe dhembje koke. Një tjetër shenjë lidhet me gratë pas menopauzës apo tek pacientet që marrin kortizon, kanë dhembje të papritur në shpinë dhe veçanërisht pas një sforcoje në ngritjen e peshave të rënda. Tek personat ku shenjat janë përkeqësuar akoma më shumë dhimbjet shtohen duke prekur edhe shtyllën kurrizore.

*****
Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për reumatizmin

Kurat me hithër shërojnë disa sëmundje

3 gota çaj hithre këshillohet të pihet çdo ditë për të sëmurët me reumatizëm

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur.
Veshkat dhe reumantizma
Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumantizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.
Diarreja
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes.
Kozmetikë
Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomadohet larja e fokut me këtë bimë.
Kujdes
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi. Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmohet si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Bima mund të haset edhe nëpër gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Shifra

-3 gota çaj hithre këshillohet të pihet çdo ditë për të sëmurët me reumatizëm.
-2 herë në javë rekomandohet të lahet koka, për të eliminuar zbokthin në flokë.
-15 minuta nevojiten për përgatitjen e çajit, që do shërbejë për kurimin e sëmundjeve.

Paketë këshillash
-Gjatë përdorimit të hithrës duhet patur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës.
-Kjo bimë mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave.
-Nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup.
– Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi.
-Për të patur flokë të shëndetshëm e të gjatë lajeni me lëngun e hithrës.
Rigoni
Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë

 

Farat e lulediellit
Farat e lules se diellit, për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gramë fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit më të mire anti-malcues të kyçeve

 

Qershia
Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara

Peshku
Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

 

Lule fieri
Gjethet dhe degët i “fierit” përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht.

Çaji
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

***********

Gjashtë mënyra për zbutje të dhimbjeve reumatike

 

Pa marrë parasysh moshën ose gjininë, secili njeri së paku një herë ka ndier dhimbje në eshtra, më së shpeshti në shpinë, gjunjë ose në nyja. Përveç me ilaçe, dhimbjet mund të zbuten edhe me zgjedhje më të mirë të ushqimit dhe me ushtrime:

Kalciumi
Disa ushqime shpejtojnë largimin e kalciumit nga eshtrat, ndërsa disa të tjera ndihmojnë që nyjat të funksionojnë më mirë. Personat që vuajnë nga reuma duhet që ta shmangin mishin, djathërat me yndyrë dhe proshutat. Secila perime, veçanërisht lakra dhe bishtajat ndihmojnë për funksionim më të mirë të nyjave.
Lakra
Shtresat nga lakra janë ilaç efikas kundër dhimbjeve reumatike. Duhet të mënjanohen tejzat e trasha, ndërsa fletën duhet tëholluar me shishe dhe më pas të vendoset në vendin që dhemb, të mbështillet me një leckë të thatë dhe të shtrëngohet me fashë. Shtresën duhet ndërruar tri herë në ditë.
Dieta
Njerëzit që kanë probleme me reumë dhe kanë peshë të tepërt, do të duhej që gradualisht të humbin peshë, sepse pesha e tepërt ka ndikim tejet të dëmshëm në nyjat e ijëve dhe këmbëve.
Arra
Të përzihet një litër vaj ulliri të parafinuar dhe 1 lugë të gjetheve të grira të arrës. Të mbahet në vend të ngrohtë një muaj, me përzierje të përditshme. Me këtë vaj duhet të bëhet masazh në vendet që dhëmbin.
Livanda
Kavanozin prej 1.5 litrash mbusheni me lule të livandës, e mbushni me vaj ulliri, e mbyllni mirë dhe e mbani në diell 15 ditë. Me këtë vaj duhet të lyhen dhe t’u bëhet masazh vendeve që dhembin.
Vaska
Kundër dhimbjeve reumatike mund të ndihmojnë edhe vaskat me ujë të vakët dhe fërkimi i lëkurës rreth vendit që dhemb me peshqir.

*****

Efektet e lëngut të mollës për kurimin e gurëve në veshka

Gurët në veshka, kurat popullore dhe bimore për t’i shëruar
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që nuk i kanë ndjerë asnjëherë shqetësimet, dhe pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohënisedhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supa dhe fruta. Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, çka dhe lejon identifikimin e tyre.
Burrat
Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

 

Lehtësimi i dhembjeve
Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezinë të lehtë dhe antiperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj.

Rekomandime

– Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
– Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
– Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
– Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
– Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
– Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
– Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
– Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
– Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
– Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
– Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
– Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
– Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
– Lëvizni sa më shumë të mundeni.
– Një herë në tre muaj bëni ECHO.
– Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
– Bëni banja me ujë të ngrohtë.
– Mos pini alkool dhe duhan.

Simptomat e gurëve në veshka janë:
– Dhimbje barku.
– Frymëmarrje të ngadalta e të thella.
– Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

 

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas, shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

 

Dardha për veshkat

 

Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelate, konserve, kompostoje ose të thara. Përmbajnë kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, lehtësisht pastruese të zorrëve dhe japin energji. Kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Në sajë të përmbajtjes së hekurit dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë. Ato bëjnë mirë gjithashtu në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit. Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike (diuretik, mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe bën mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptike dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet në gurët e veshkave, në dhimbjet e fshikëzës urinare, etj.

 

Çaji i koprës, ilaçi bimor që kuron gurët në veshka
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë. Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka vijnë nga prindër që nuk i kanë ndier asnjëherë shqetësimet dhe, pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave) rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

****

Nga speci i kuq e lakra e deri tek vaji ullirit

 

15 ushqimet më të shëndetshme për veshkat

 

Shumë ushqime që na mbrojnë nga oksidimi përfshihen edhe në dietën për veshka dhe bëhen një zgjedhje shumë e mirë për pacient me dializë apo njerëz me sëmundje kronike të veshkave. Të ushqyerit me ushqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për njerëz me sëmundje të veshkave për shkak se ata përjetojnë më shumë inflamacione dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare. Më poshtë keni 15 ushqime të shëndetshme për veshkat, ushqime përplot me antioksidant që ju duhet ti fusni në planin e dietës tuaj.

  1. Speci i Kuq

Specat e kuq zile janë me sasi të vogël të potasës dhe me shije shumë, por kjo nuk është arsyeja qe i bënë ushqim shumë i mirë për veshka. Këto perime të shijshme janë gjithashtu burim shumë i mirë i vitaminës C dhe Vitaminës A, e gjithashtu edhe vitaminës b6, acidit folik dhe fibrës. Specat e kuqë janë të mirë sepse përmbajnë licopene, një antioksidant që na mbron nga disa kancer. Më së miri është që ky spec të hahet ashtu si është ose të piqet pak por jo shumë. Mund të përzihet edhe me sallata e ushqime tjera sipas dëshirës.

  1. Lakra

Lakra është përplot me fitokemikale, përzierje kemikale që gjenden në fruta dhe perime e që zbërthejnë radikalët e lirë para se ata të bëjnë dëmin. Shumë nga këto fitokemikale janë të njohura si mbrojtës kundër kancerit e gjithashtu promovojnë shëndetin kardiovaskular. Sulforafane, një fitokemikal që gjenden në perimet si lakra, mund të parandaloj apo ndaloj zhvillimin e qelizave kancerogjene, në mushkëri, zorrë, gji, fshikëz të urinës, prostatë dhe vezor. Me sasi të lartë të vitaminës K, Vitamine C dhe fibër, lakra është gjithashtu një burim i mirë i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi të vogël të potasës dhe çmim të lirë, lakra është një super ushqim që mund ta shtosh në dietën për veshka.

  1. Lulelakra

Edhe lulelakra është gjithashtu e pasur me vitaminë C dhe një burim shumë i mirë i fibrës dhe folates. Gjithashtu është e mbushur me përzierje që i ndihmojnë mëlçisë të neutralizoj substancat toksike që mund të dëmtojnë membranën e qelizave dhe ADN. Më të mira janë kur shërbehen ashtu si janë ose të avullohen apo të përzihen me perime tjera në sallata të ndryshme.

  1. Hudhra

Hudhrat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në dhëmbë, ulë kolesterinën dhe zvogëlon inflamacionin. Blej të freskët, të grirë apo si pluhur dhe shtoja mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra ofron një shije shumë të mirë ushqimeve dhe hudhra pluhur mund të përdoret në vend të kripës së zakonshme për pacientë me dializë. Lexo më shumë lidhur me të mirat e hudhrës në postin e më hershëm.

  1. Qepët

Qepa përmban përzierje të sulfurit dhe kjo është ajo që na bënë të qajmë kur e qërojmë. Por përveç se të bënë të qash, qepa është gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanërisht quercitin, një anti-oksidant i fuqishëm që funksionon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe na mbron kundër shumë llojeve të kancerit. Qepët janë me pak potas dhe një burim i mirë i kromit, një mineral që na ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

  1. Molla

Molla njihen që zvogëlojnë kolesterinën, parandalojnë kapsllëkun, na mbrojnë nga sëmundja e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me shumë fibër dhe përzierje anti-inflamacion, një mollë në ditë vërtetë ju ndihmon. Lajm i mirë gjithashtu edhe për ata me sëmundje të veshkave të cilët veç kanë vizituar mjekun deri tani. Kështu që mos harroni të hani mollën dhe atë me gjithë fara. Ju gjithashtu mund pini edhe lëng molle apo të gatuani një pite me molla.

  1. Manaferrat

Manaferrat njihen si mbrojtës kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës duke parandaluar ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës. Në po të njëjtën mënyrë, manaferrat gjithashtu e mbrojnë stomakun nga bakteret që shkaktojnë ulcerë dhe mbrojnë shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu janë parë që mbrojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.

  1. Boronicat

Edhe boronicat janë të pasura me shumë antioksidant që quhen anthocianidis, të cilët gjithashtu i dhurojnë ngjyrën blu boronicave. Boronicat gjithashtu janë përplot me përzierje natyrale që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve. Janë burim i mirë i vitaminës C, magnez, një përzierje që i mbanë eshtrat e shëndetshme, dhe fibrës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga disa efekte të plakjes.

  1. Mjedrat

Mjedrat përmbajnë një fitonutrient që quhet acid ellagik i cili ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup dhe kështu parandalojnë dëmtimin qelizor. Ato gjithashtu përmbajnë një tjetër antioksidant që quhen anthocianin, antioksidant që i japin ngjyrën e kuqe atyre. Janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, vitaminës C, fibër, folate dhe vitamin B, mjedrat kanë përbërës që ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.

  1. Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me dy lloje të fenolëve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinët janë ato që i japin ngjyrën e kuqe dredhëzave dhe janë antioksidant të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojnë dëmet oksidative. Dredhëzat janë burim i mirë i vitaminës C dhe magnezit dhe një burim shumë shumë i mirë i fibrës. Njihen që ofrojnë mbrojtje të zemrës si dhe kanë përbërje antikancerogjene.

  1. Qershitë

Qershitë kur konsumohen për ditë kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidant dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën.

  1. Rrushi i Kuq

Rrushi i kuq përmban disa flavonoid të cilët gjithashtu i japin ngjyrën e kuqe. Flavonoidët ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjes së zemrës duke parandaluar oksidimin dhe zvogëluar formimin e mpiksjes së gjakut. Rezervatrol, një flavonoid që gjendet në rrush, mund që gjithashtu të stimuloj prodhimin e oksidi nitrik i cili ndihmon në relaksimin e qelizave muskulore tek enët e gjakut kështu duke shtuar rrjedhën e gjakut. Këta flavonoid gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe parandalojnë inflamacionin.

  1. E bardha e vezës

E bardha e vezës është krejtësisht proteinë dhe ofron kualitetin më të lartë të proteinës me të gjithë amino acidet. Për dietë të veshkave, e bardha e vezës ofrojnë proteina me më pak fosfor se sa burimet tjera të proteinave sikur e verdha e vezës (gogluqi), apo mishrat. Bëj ndonjë omëletë me të bardhën e vezës ose sanduiç.

  1. Peshku

Peshku ofron kualitet të lartë të proteinës e cila përmban acide yndyrore të quajtura omega. Këto yndyra të shëndetshme në peshk ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve sikur sëmundja e zemrës dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) dhe ngrit kolesterinën e mirë (HDL).

Vaji i ullirit është një burim i mirë i acidit olik, një acid yndyrorë anti-inflamator. Yndyrat gjysmë të ngopura në vaj të ullirit na mbrojnë kundër oksidimit. Vaji Ullirit është i pasur me ploifenols dhe përzierje antiokside që parandalojnë inflamacionin dhe oksidimin. Studimet tregojnë se aty ku popujt përdornin sasi të mëdha të vajit të ullirit në vend të vajrave tjera kishin përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit. Blini vaj ulliri extra virgin për shkak se janë me sasinë e plotë të antioksidantëve dhe përdore vajin e ullirit për sallata dhe në vend të vajit të zakonshëm. Këto ushqime janë të mira për të gjithë njerëzit e jo vetëm për ata të cilët kanë probleme me veshka. Kështu që kushdo mund të përfitoj nga të mirat e këtyre ushqimeve e sidomos ata të cilët kanë probleme me veshka.

 

Portokalli për veshkat
Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here