Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 13 korrik 2016

0
206
DASHI21. mars – 20. prill

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do i shprehni hapur ato qe ndjeni për partnerin dhe nuk ai nuk do ketë për çfarë te ankohet me. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Te ardhurat do vazhdojnë te mbeten te mira pasi kohet e fundit keni ditur t’i bëni me kujdes shpenzimet.

DEMI21. prill – 21. maj

Sot do jeni shume te përqendruar e te përkushtuar ndaj partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën për t’ia plotësuar atij te gjitha dëshirat. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse ne momentet qe me pak e presin. Ne pune do keni fat me shumice dhe situata do vije duke u përmirësuar ndjeshëm. Do mund te ndihmoni edhe familjaret.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Qe gjerat te ecin akoma me mire ne jetën tuaj ne çift duhet te bëni edhe pak durim. Saturni do kujdeset për çdo moment dhe do ua qartësojë mendimet. Beqaret do kalojnë vështirësi te mëdha, por ne fund kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Fat me shumice do ketë sot ne sektorin e financave. Do kryeni transaksione te rëndësishme dhe do siguroni edhe te ardhmen.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Objektivi i kësaj dite është zgjidhja e problemeve te hershme me partnerin dhe rivendosja e komunikimit si me pare. Me pak mundim do ja dilni mbanë. Beqaret do kenë ndjenja te forta për një person dhe do i shprehin me ne fund ato. Ka gjasa qe ëndrrat t’iu bëhen realitet. Ne planin financiar duhet te jeni me te përkujdesur sepse po filluan problemet zor se do ja dilni dot.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete plot shkëlqim sot. Te gjithë planetët do kujdesen për ju dhe do ju bëjnë te ndiheni sa me mire. Nuk do mungojnë surprizat nga te dy palët. Beqaret duhet ta hapin zemrën e tyre nëse vërtet kërkojnë ta ndryshojnë statusin. Financat do jene te ekuilibruara dhe nuk do përballeni aspak me vështirësi. Do i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partneri do dije si t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar sepse po gabuan kane për t’u lënduar pa mase. Buxhetin do e riorganizoni dhe do merrni vendime te rëndësishme për ta ndryshuar situatën. Gjendja do jete e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume te logjikshëm me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te do vije duke u përmirësuar dalëngadalë. Mos kërkoni asgjë me ngulm. Beqaret gjithashtu duhet te jene te arsyeshëm dhe nuk duhet te hidhen ne krahët e te parit qe do i propozoje. Jo te gjithë janë ashtu si duken. Për financat rrethanat do jene mjaft te përshtatshme dhe gjendja do vije duke u stabilizuar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Do e joshni ne çdo moment partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do jete e mrekullueshme. Do dashuroheni pa dorashka ne çdo moment. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm sepse po pranuan çdo ftese qe do ju behet do vuajnë me vone. Financat do jene te mira. Po i menaxhuat mire shpërblimet qe do merrni gjendja do jete akoma me e stabilizuar.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni shume te pamatur me fjalët gjate kësaj dite dhe mund te ndodhin gjera te pakëndshme me partnerin. Ne disa momente edhe mund te debatoni ashpër. Beqaret do jene me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe mund te gjejnë edhe princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te gjendeni ne situata vërtet te vështira.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Edhe beqaret do mundohen paksa, por do arrijnë me ne fund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera do jene ndryshe për ta tashme. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe gjendja do përmirësohet me tepër nga sa keni menduar.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Kjo e sotmja do jete një dite shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Do ruani një komunikim te ngrohte me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me te. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe nuk do dalin as neper takime. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe pasi nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Mendoni pak edhe për te ardhmen.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume me te përgjegjshëm ne jetën tuaj ne çift sot dhe do mundoheni ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Çdo gjë ka për te ecur për mrekulli. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe personi qe do ju afrohet nuk do i plotësojë te gjitha. Po kërkuat njerëz pa defekte keni për te mbetur vetëm. Gjendje e financave ka për te qene e kënaqshme dhe nuk do keni vështirësi aspak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here