Grabitësi i armatosur largohet duarthatë, pasi injorohet keq nga shitësi

0

Edhe një grabitës mund të zhgënjehet. Kështu ka ndodhur edhe në Zelandë të Re, ku një grabitës i armatosur është larguar me kokë poshtë, pasi ka dalë pa asnjë cent dhe i injoruar. Said Ahmed ka vazhduar jetën normale, duke i shërbyer klientit që ishte para personit të maskuar dhe e kërcënonte.

Në vend se të bie në ndikimin e kërcënuesit, ai e ka ruajtur gjakftohtësinë dhe i ka plotësuar kërkesën personit që ishte para tij. Në videon e publikuar, shihet burri i paidentifikuar që largohet me çantë të zbrazët dhe pa kërkesa të plotësuara.

 

Lini nje pergjigje