Gjykata e Lartë kthen dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda

0

Gjykata e Lartë vendosi të kthejë dosjes së Dritan Dajtit në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Dritan Dajti u dënua me burg përjetë në vitin 2009 për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, në Durrës, në gusht të vitit 2009, gjatë një aksioni për kapjen e tij, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Në 1 dhjetor të vitit 2014, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi prishjen e dënimit dhe kthimin e dosjes për rigjykim. Prokuroria e dërgoi këtë vendim për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Pas një viti, kjo gjykatë vendosi ta kthejë atë në Apelin e Krimeve të Rënda.

Lini nje pergjigje