EURO 2016 / A përdorën lojtarët e Francës doping në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë?

0

Mediat sportive gjermane kanë hedhur dyshime se lojtarët e kombëtares franceze kanë përdorur doping përpara ndeshjes me Gjermaninë në gjysmëfinalet e Euro 2016.

Sipas gazetarëve, në dhomat e zhveshjes së Francës është gjetur Guronsan që është një substancë me përmbajtje të lartë kafeine dhe vitaminash të cilat ndihmojnë në rritjen e aftësive atletike të sportistëve.

Edhe pse Guronsan nuk bën pjesë në listën e substancave të ndaluara nga Agjensia Botërore e Dopingut (WADA), sërish sipas kodit kundër dopingut të agjensisë së lartpërmendur, çdo substancë që rrit artificialisht paraqitjen dhe aftësitë atletike konsiderohet doping.

Lini nje pergjigje