E frikshme/Tiranë, e përplasi makina me fëmijët në krah, vdes nëna. Largohet shoferi

0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, kur një grua e shoqëruar me dy fëmijë është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur përballë Arkivës së Shtetit në kryqëzimin “Jordan Misja”. Edhe pse u transportuan menjëherë në spital, gruaja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë, ndërsa fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet gjithashtu se pavarësisht se i kaloi sipër gruas, personi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja pa iu dhënë ndihmë. Policia është vënë në ndjekje të tij. Të njejtat burime policore thonë se mjeti që shkaktoi aksidentin ishte një ‘Mercedes Benz’ 220, ngjyrë gri me targa AA476GL Sakaq, blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e të plagosurve dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...

Lini nje pergjigje