Detaje të reja/ 20 vjecari Memollari, i arrestuar edhe më parë nga policia

0

20-vjeçari Andrea Memollari që aksidentoi për vdekje sot në Tiranë një nënë 37-vjeçare, teksa kjo e fundit tentoi të mbronte fëmijët nga përplasja, nuk është një personazh i panjohur për policinë.

Loading...

Në mars të vitit 2015 ai është arrestuar në Tiranë pasi tentoi të korruptonte policinë duke i dhënë ryshfet 500 lekë.

Ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që është ndaluar nga policia.

Kjo e fundit ka shpërndarë edhe videon gjatë arrestimit të tij. Andrea Mamollari  lindur në mars 1996 në Çorovodë dhe banues në Tiranë, rezulton që të jetë pajisur me leje drejtimi automjeti në gusht 2014.

Dhe vetëm 8 muaj pas marrjes së lejes së drejtimit ai ndalohet në shkelje të normave të shpejtësisë dhe më pas arrestohet.

Nuk dihet si është mbyllur procesi gjyqësor ndaj tij gati një vit pas arrestimit.

Loading...

Lini nje pergjigje