Standard.al

“Burgu” i kafshëve në harresë, vazhdon gjendja e mjerueshme e kopshtit zoologjik (FOTO)

0

Kopshti zoologjik thuajse bosh, hapësira e zogjve tërësisht e rrënuar, dhjetra specie që qëndronin të lira në parku sot nuk ekzistojnë

Irini Meçe

Pikërisht pas 2 vitesh vendosa që të vizitoja përsëri kopshtin zoologjik këtu në Tiranë. Ndodhet pranë Kopshtit Botanik, në fund të digës së liqenit artificial të Tiranës, e quajtur shëtitorja “Lasgush Poradeci”. Kurioziteti më bëri që ta vizitoja për të parë se si vazhdonte të ishte gjendja aty, nëse kishte ndryshuar sado pak nga momenti kur ndodhi incidenti ku u fol se do të investohej dhe për të parë gjithashtu nëse do kishte ardhur ndonjë kafshë tjetër. Kështu që mora çantën time të shpinës dhe u nisa. Në hyrje të parkut qëndronte sporteli i biletarisë, një hapësirë e vogël, në ato pak sipërfaqe xham ishin të ngjitura njoftime për vizitorët: “Bileta për të rritur kushton 100 lekë, ndërsa për fëmijë 50 lekë”. Në njoftimin tjetër thuhet: “Ju lutem prindërve dhe mësuesve të shoqërojnë fëmijët përgjatë gjithë vizitës”. Brenda sportelit të biletarisë supozohet të ishte punonjësi që jepte biletat për të hyrë në park, por nuk gjendej aty. Pash vërdall anembanë, kur u duk më tutje brenda parkut. Ishte ulur në një stol dhe po bënte muhabet me një punonjës tjetër të parkut. Që larg ma bëri me dorë për të më thënë që “prit aty se erdha”. Ndalova. Ajo po vinte me vrap drejt sportelit. Pasi u përshëndetëm më dha biletat. “Qëndrim të këndshëm”, më tha. Brenda kopshtit sapo hyn qëndron një shtëpizë e vogël, është streha e një OJF, që kujdeset kryesisht për çështjet mjedisore. Ajo që më ra në sy ishtë që parku ishte bosh, nuk kishte as vizitorë, as fëmijë kuriozë për të parë kafshët, as kafshëve nuk u dëgjohej zëri. Gjatë hyrjes për në park ishte një punonjës tjetër, që na tregoi se ku ishin kafshët e mbyllura. E pyes sesa kafshë qëndrojnë të mbyllura. “Nuk ka shumë kafshë vetëm 2 shqiponja, një ujk, 3 arinj dhe 2 struca. Pastaj janë edhe disa lepuj”, tha punëtori. Vazhduam drejt kafshëve. Rreth e qark kopshtit të kafshëve sheh vetëm ndërtime, pallate, vila. Kjo hapësirë që është ndërtuar për të mbajtur kafshët, më tepër i ngjasonte një burgu të sigurisë së lartë sesa një ambienti ku mund të shikosh kafshët. Secila dhomë ka hekura, rrjetë dhe sitë të fortë. Duhet të afrohesh që të shikosh kafshët se nga jashtë thuajse nuk shquan dot asgjë. Tek hapësira kishte të ngjitura shkrime ku thuhej që fëmijët duhet të qëndronin larg kafshëve. Kafshët nuk duhet të ngacmoheshin ose t’iu jepej diçka për të ngrënë. Sapo afrohesh tek kafshët vjen një erë e rëndë që nuk të lejon të qëndrosh për gjatë në këtë sektor. Gjatë këtij rrotullimi në këto qeli të sigurisë së lartë, shohim sërish dhoma të mbetura bosh, shumë kafshë kanë ngordhur dhe ato nuk janë zëvendësuar me të tjera të të njëjtit lloj apo edhe të llojeve të tjera. Kafshët janë reduktuar ndjeshëm. Shqiponjat janë të parat që shfaqen, më pas ujku i strukur në qosh të hapësirës saqë shikimi i tij dukej sikur donte të të tregonte diçka , më tej ariu i pafuqishëm për t’u ngritur në këmbë. Vetëm të ndiqte me sy, si ariu edhe ujku nuk dukeshin aspak miqësor me një vështrim kërcënues, ose të paktën kështu dukej, qëndronin ulur, as nuk morën mundimin të çoheshin në këmbë meqë ka një vizitor. Aty kishte edhe dhoma bosh. Nuk kishte as luan, as tigër, as majmun,as kalë. Për të ardhur keq, kalova vetëm për rreth 10 minuta dhe pamë 3 lloj kafshësh: 3 shqiponja, një ujk dhe një ari. S’mund të qëndronim më shumë gjithashtu edhe për shkak të erës shumë të keqe. Te sektori i zogjve, me dhjetëra specie kanë qenë në të kaluarën, sot ky sektor është i rrënuar, i çngjyrosur, i rrethuar nga teneqe e xhama të thyer. Po të afrohesh të “çahen” hundët nga era e keqe dhe shkatërrimi i mbartur për vite me radhë. Ngjitur më ketë hapësirë ku qëndroni këto kafshë, ndodhej klinka veterinare. Që larg dukej e shkretë. U afrova për të parë nëse do kishte njerëz, pra ndonjë veterinere ose veteriner për t’u kujdesur për kafshët e kopshtit. Afrohem dhe shkoj tek dera e saj, por ajo ishte mbyllur. Nuk ishte askush aty në rast se iu ndodhte diçka kafshëve dhe për t’u kujdesur për ta. Shumë kafshë kanë ngordhur, për shkak të mungesës së kushteve dhe kujdesit. Kafshë që jetojnë si në burg, si në çmendinë në ato pak metra katrorë, ku mungon pastërtia, ku mungojnë vizitorët, ku vetmia duket se është sëmundja më e keqe. Mbi gjithçka, mungon gjallëria e një kopshti, ngjyrat, mungojnë kujdestarët që i zbusin, që i ushqejnë, që i bëjnë miqësorë, që i mësojnë të luajnë e të argëtohen bashkë me vizitorët. Dal nga kjo zonë dhe vijoj shëtitjen, në ato metra katrorë, ku të paktën mund të gjesh gjelbërim.  Disa mjelma shëtisin dhe pastrojnë pendët gjatë shëtitjes në liqen, në atë liqen me ujë shumë të ndotur, ku të jepnin përshtypjen se do të mbyteshin nga momenti në moment nga mbeturinat që ndodheshin në ujë. Vazhdoj shëtitjen dhe ndaloj tek hapësira ku ishin 2 struca. Më përpara kanë qënë 3 por njëri ka ngordhur, mbase më mirë për të sesa të rrinte në ato kushte që jetojnë sot shokët e tij. Më tutje ndodheshin edhe 2 arinj që vërtiteteshin sa andej këndej, çoheshin, uleshin, dukeshin të papërqendruar, të mërzitur dhe të çakorduar. Aty afër shoh një puntore e ulur në stol. E përshëndet dhe u afrohem të bëja pak muhabet pasi mbrapa saj ishte një shirt me emrin e Bashkisë së Tiranës. E pyeta si fillim se pse ndodhej shiriti mbrapa, mos ndoshta do bëhej ndonjë rikonstruksion, por ajo na u përgjigj se ndërtesa mbrapa do të shembej. “Për sa  kohë u mbyll kopshti zoologjik”, e pyeta. “Për një muaj u mbyll, për të bërë disa rikonstruksione të vogla pas ngjarjeve që ndodhën, ndërsa përsa i përket rastit të atij djalit s’mund të themi se iu kafshua dora, thjesht iu gërvisht. Pastaj aty nuk lejohen fëmijë afër dhe t’i ushqejnë kafshët. E ka fajin dhe prindi që e la aty, duhet të ishte treguar më i përgjegjshëm.” “Dhe cfarë ndryshimesh kanë ndodhur”, vazhdova më tej ta pyesja. Ja ndryshime këtej vërdall, një përgjigje që m’u duk shumë e hezituar. “A bëhet fjalë për ndonjë ndryshim të gjendjes së kopshtit zoologjik, a është folur nëse do shtohen kafshët”, e pyeta. “Bëhet fjalë për ndryshime, do vijnë edhe kafshë të tjera por kur nuk e dimë me siguri, vazhdonte të përgjigjej me hezitim punonjësja.” Por gjatë qëndrimit tim aty nuk pashë ndonjë ndryshim apo resaturim sic punonjësit u shprehën por një mungesë e madhe investimi dhe përkujdesje. Vazhdonte ende edhe pas 2 vitesh kur ka qënë hera e fundit që kam qënë, kushte shumë të këqija për kafshët dhe reduktim të tyre. Në kohën e komunizmit,  por edhe në fillim të demokracisë, pikniku familjar, vizita në kopshtin zoologjik të merrte kohën e gjithë ditës së pushimit, por sot e ka pushtuar frika, zhuli, trishtimi dhe marrëzia. Buall nuk ka më, kuaj nuk ka më. Një vit më parë ata u ndeshën të dy dhe kali shëtiste me organe jashtë në kopshtin zoologjik. Sot, në Kopshtin Zoologjik ka pak kafshë dhe pak personel, ka fonde por nuk dihet se sa. Aty asnjëherë, nuk është vënë dorë. Janë prezantuar shumë projekte kryesisht në fushatat elektorale, por asnjë projekt nuk është zbatuar deri tani. Kafshët janë reduktuar ndjeshëm. Kanë ngelur vetëm disa lloje. Por edhe sa do vazhdojë kjo gjendje kështu për kafshët? A ka pak dritë në fund të tunelit për kopshtin zoologjik?

Faqja “socialphy.com” e rendit kopshtin zoologjik të Tiranës si një nga 6 më të trishtueshmit në botë. Kopshti zoologjik i Tiranës mund të quhet më mirë një burg për kafshët, pasi ata mbahen në kafaze të vegjël.

Në 2015 organizata “Mother Nature Network”, në renditjen e kopshtit zoologjik më të keq në botë, e ka renditur parkun tonë, në vendin e gjashtë.

13621511_644889415675753_71458450_o 13632846_644889345675760_1056015398_o 13633410_644889319009096_1880215503_o 13646714_644889422342419_1668483021_o 13646718_644889392342422_1143480801_o 13646763_644889409009087_1909322650_o 13646908_644889419009086_1676123954_o 13647080_644889295675765_2089205814_o 13647082_644889305675764_935026221_o 13652295_1092534467473493_36573766_n 13652306_644889342342427_1635610038_n 13652653_644889412342420_1371332016_n 13662632_644889352342426_971295717_o 13663378_644889339009094_981682719_o 13672363_1092534297473510_1449698416_n 13681916_644889292342432_618198008_o 13682367_644889402342421_293816697_o

Parku Zoologjik në Tiranë

Është hapur në vitin 1971. Gjendet pranë Kopshtit Botanik në fund të digës së liqenit artificial, e quajtur Lasgush Poradeci. Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5.97 hektarësh, nga të cilat 4.35 janë sipërfaqe e 2gjelbër, 1.3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël uji.  1.8 hektarë zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0,14 hektarë janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Vitin e fundit aty është ngritur edhe një qendër për sensibilizimin e mbrojtjes së natyrës. Pas viteve ’90, ka pasur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, ndërkohë aktualisht  kopshti zoologjik, frekuentohet më së shumti për lulishtet dhe sipërfaqet e tij të gjelbërta. I vetmi kopësht zoologjik në vend, i cili shërbente jo vetëm për të argëtuar fëmijët, por edhe per t’i njohur ata me kafshet e egra, e ka humbur prej kohesh këtë funksion pasi kafshët e egra ishin rralluar. Kopshti Zoologjik i Tiranës ka qenë në vëmendjen e takimeve të Erion Veliaj, kur ishte vetëm kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ky kopësht do të rigjenerohet, është shprehur Veliaj, për ta kthyer në një hapësirë frymëmarrje për kryeqytetin, por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur.

Mars 2016

Në 26 mars të këtij viti një fëmijë vetëm 2 vjeç është kafshuar nga ujku , teksa e ushqente me biskota. Prindërit përballë tmerrit janë dashur të përballen me ujkun, pasi punonjësit e kopshtit zoologjik nuk ndodheshin aty pranë për të dhënë ndihmë.

Mars 2015

Horror në Kopshtin Zoologjik; kali ecën me organe të dala jashtë. Kali bashkëjetonte me demin i cili e ka sulmuar. Fëmijët kanë filmuar barkun e kalit me telefon dhe më pas e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.