Autori i aksidentit të sotëm, ja jeta e tij përmes instagramit (FOTO)

0
171

Duket se 20 vjeçari, Andrea Memollari, personi që i mori jetën nënës së dy fëmijëve në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë ndjehej i përmbushur në jetën e tij duke ecur me shpejtësi dhe duke provuar gjëra të parregullta.

Memollari, ka lindur në mars të vitit 1996 në qytetin e Çorovodës dhe banues në Lushnje.

Mësohet se është pajisur me lejen e drejtimit në vitin 2014. Në faqen e tij në Instagram ai ka publikuar edhe një foto ku shfaqet duke thithur një pluhur të ngjashëm me drogën.
memollarii
Në qershor 2015, 20 vjeçari është dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, pasi tentoi të korruptojë një punonjës të Policisë Rrugore.

Ai u kap duke ecur me shpejtësi të madhe, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë.

Pasi u ndoq dhe u ndalua nga policia, Memollari u përpjek të korruptojë oficerin duke i ofruar 500 lekë.

“Merre, pini një kafe dhe mos më vononi se kam një takim”

Kjo ishte fjalia e parë e nxjerrë nga goja e një drejtuesi mjeti që me shumë gjasa, herët apo vonë, do të bënte gjëmën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here