Arrestohet 52-vjeçari për kontrabandë konfeksionesh, procedohet një doganier në Dibër

0
150

Një 52-vjeçar është vënë nga policia e dibrës për kontrabandë konfeksionesh dhe ka nisur procedim penal ndaj një doganieri për shpërdorim detyre.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Stafa,  banues në fshatin Maqellarë.

Stafa dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij tip “Volksëagen” me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iu nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë kufitare.

Po kështu u procedua penalisht në gjendje të lirë A.L., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier,  pranë Doganës Bllatë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here