Zbardhet propozimi i Nuland që u komunikoi deputetëve, ja si do të bëhet vetingu

0
158

Propozimi i ri i ndihmës/sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland u është komunikuar deputetëve socialistë nga kryeministri Rama dhe anëtarëve demokratë të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Ata u kanë zbardhur deputetëve përmbajtjen e “draftit hibrid” përsa i përket procesit të vetingut, që është kontestuar nga PD.

Ky variant, i ndryshëm nga ai i “vijës së kuqe” që mbronte kryeministri, përcakton mënyrë dhe etapa të tjera për të përzgjedhur anëtarët e katër institucioneve të reja të drejtësisë.

Por ashtu si në draftin e Komisionit të Posaçëm, ndërkombëtarët kanë rol kyç në filtrimin e kandidatëve. Ndërsa parlamenti, me një komision ad –hoc, të përbërë nga 6 deputetë të mazhorancës dhe 6 të opozitës do të bëjë më pas përzgjedhjen e listës që do t’i dërgohet parlamentit për votim.

1.       Avokati i Popullit shpall vakancat për anëtarët e komisioneve të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Shpallja shoqërohet edhe me listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët.

2.       Kandidaturat u dërgohen anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të përbërë nga ekspertë të SHBA e BE. Ky organizëm do të bëjë seleksionimin e kandidatëve që përmbushin kriteret e shpallura nga Avokati i Popullit.

3.       Seleksionimi nga ndërkombëtarët do të bëhet mbi baznë e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë së tij dhe të afërmve të tij.

4.       Kandidatët që do të kalojnë filtrin e ndërkombëtarëve do të kalojnë në komisionin parlamentar ad hoc, të përbërë nga 12 deputetë të mazhorancës dhe opozitës.

5.       Secili nga anëtarët e komisionit parlamentar do të duhet të zgjedhë vetëm nga një kandidat nga lista e propozuar nga ndërkombëtarët.

6.       Lista e përzgjedhur nga komisioni ad hoc i kalon parlamentit për votim si e tërë dhe ajo do të miratohet me 2/3 e votave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here