Standard.al

Thirrje për alarm sos për shkak të defektit në motorr, anija me flamur anglez kërkon ndihmë 7 milje larg Porto Palermos

0

“Një anije turistike “Raw Prawn”, me flamur anglez, me 6 persona në bord me shtetësi spanjolle, 13 metra e gjatë dhe me ngjyrë të bardhë ka dhënë sinjal për ndihmë në koordinatat në largësinë 7 milje tranvers me Porto Palermo, me defekt në motorr.”

Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Pasi u vlerësua situata dhe u koordinua me QNOD, – thuhet në njoftimin, – menjëherë u nis për ndihmë anija P-03 “Shkumbini” e gatshme në Vendbazimin Porto Palermo. Anija P-03 “Shkumbini” arriti në koordinatat e dhëna dhe rimorkioi anijen që kërkoi ndihmë.

Nga konstatimet paraprake gjendja shëndetësore e ekuipazhit të anijes turistike është e mirë dhe pa probleme.

Në orën 09:05 anija P-03 “Shkumbini” e Rojes Bregdetare u akustua ne kalatën T në Porto Palermo së bashku me velierën,” deklaroi ministria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.