Sulmet kunder Skenderbeut- strategji kunder identitetit kombëtar

0
136

 

Nga prof. Pirro Prifti

 

 

Nuk pushojne sulmet kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut si nga jashtë ashtu dhe nga brënda vetë shqiptarve madje edhe nga intelektualë të johur dhe të panjohur. Mendoj se faji kryesor është i politikës shqiptare e cila nuk është aspak patriote në raport me politikanët e vëndeve të huaja kur vjen rasti për të nderuar dhe respektuar Heronjtë kombëtarë të vëndeve respektive. Probemi më skandaloz ka qënë kritika nga Kryeministri turk  i atëhershëm Rexhep Taip Erdogan (sot President i Turqisë), kur erdhi për vizitë në Shqipëri i cili shpehu një qëndrim kundër heroit tonë kombëtar në takimin me Kryeministrin Fatos Nano duke e cilësuar Gjergj Kastrioti- Skëderbeu si tradhëtar…. Aq i përulur dhe dallkauk u tregua Kryeministri ynë i atëhershëm Nano, saqë në vënd që të mbante qëndrim ndaj asaj ofeze që mund të quhej e çdo lloji: politikë, kombëtare, shtetërore, ligjore, etj, vajti dhe hoqi pikturën dhe bustin e Heroit kombëtar nga Kryeministria.

 

Një turp i tillë dhe i padëgjuar nga Kryeministri i një vendi kaloi pa asnjë koment përveç rastit tim por kryesorja ishte se Parlamenti shqiptar i asaj kohe, deputetët e zgjedhur nga populli i asaj kohe, Presidenti shqiptar i asaj kohe nuk reagoi fare, dhe e kaluan sikur nuk kishte ndodhur gjë. Edhe sot e kësaj ditë nga mjediset e Kryeministrisë dhe të Presidencës madje dhe të Parlamentit shqiptar nuk gjëndet asnjë bust apo pikturë e Heroit tonë kombëtar. Përse? Sepse kjo nuk i vinte për shtat partnerit tonë strategjik Turqisë- Rexhep Taip Erdoganit.

 

Ky skandali pa dëgjuar në rradhë të parë nga politika shqiptare dhe pastaj nga disa pseudo-intelektualë  dhe sahanlëpirës politikanë i fshehjesse Portreteve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga zyrat, ose sallat apo dhe korridoret e institucioneve shtetërore, tregon se sa mungesë patriotizmi dhe përfaqësimi kanë politikanët tanë, dhe një pjesë e të ashtuquajturës elitë e shoqërisë shqiptare dhe e politikës shqiptare. Edhe sot e kësaj dite në zyrën e Kryeministrit qëndron Kryemenistri i parë i Shqipërisë ismail Qemali , kur disa vite më parë ishte busti dhe piktura e Heroit Kombëtar në luftë kundër osmanëve: Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.  Po kështu, në zyrat e Presidentit nuk egziston porteti ose busti i Heroit Kombëtar-Gjergj Kastrioti –Skënderbeu por, gjithashtu aty ndodhet Kryeministri i parë ismail Qemal Beu i cili në fakt erdhi me porosi të parlamentit turk të asaj kohe për ti dhënë autonomi disa sanxhaqeve që flisnin shqip.

 

Formimi i shtetit shqiptar nuk mund të kuptohej pa identitetin kombëtar i cili përfaqësohet nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Heroi ynë kombëtar të cilin e sollën dhe e ri-ngulitën në vetëdijen kombëtare (të copëtur nga tre Fe të ndryshme)- Rilindasit dhe Rilindja Kombëtare shqiptare.ishte i vetmi Hero i pa kritikueshëm nga asnjë nga intelektualët patriotë shqiptarë të asaj kohe, Hero i cili bashkonte rreth ndjenjës së atdhe dashurisë dhe rreth identitetit kombëtar të gjitha shtresat e popullatës shqiptare pa dallim feje krahine dhe ideje, me përjashtim të ekstremistëve të asaj kohe dhe të kësaj kohe. Ishin Rilindasit shqiptarë të krishterë të Bukureshtit kur ismail Beu vajti në takim, të cilët këmbngulën duke  e këshilluar ismail Beun që të shpallte pavarësinë dhe jo autonomi për trojet shqiptare. Këtu qëndron dhe fakti se përse ambasadorët perëndimorë dhe ai rus, kërkuan që ismail beu të largohej nga posti i kryeministrit sepse nuk ishte i zgjedhuri i tyre, ismail Beu u detyrua  të largohej dhe në vënd të tij europianët dërguan Princ Vidin.

Pavarësisht nga histori e Kryeministrit tëpare, foto e të cilit është e pranueshmë për shumicën e politikës shqiptare (por jo e domosdoshme), Ismail Beu nuk mund të krahasohet kurrë me Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu i cili luftoi me armë në dorë kundër invazionit Osman.

Janë dy arsye kryesore të cilat nxisin sulmet kundër Hroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit –Skëndrbeu: Arsyeja e pare është qëndrimi servil politik dhe aspak patriotik i klasës udhëheqëse të Shqipërisë e cila nuk aspiron ndjenja kombëtare në raport me fqinjët por edhe me Europën. Kjo për pasojë të trasëhgimisë turkoshake të politikë-bërësve shqiptarë të të gjitha kohërave që nga vdekja e Skënderbeut e deri më sot: hipokrizia dhe  idea e përfitimeve material personale qoftë dhe në dëm të kombit.

 

Arsyea e dytë mbetet, mungesa e një identiteti të fortë kombëtar shqiptar për pasojë të mos funksionimit të binomit Fe+ Atdhe (në kohën kur në mesjetë u formuan shtet bazuar në këtë binom, Shqipëria u pushtua dhe shteti dështoi së formuari). Feja  si njëri gji i formimit të identitetit kombëtar nuk është unike dhe ao që ishte por është zëvëndësuar me tolerancën fetare e cila mbetet si faktori i paqes dhe mirekuptimit ndër shqiptarë së bashku me arsimimin laik. Gjuha shqipe si gjiri tjetër i identitetit shqiptar mbetet një factor thelbësor i identitetit shqipta. Por edhe këtu grupe të vogla intelektualësh kërkojnë tëç`bëjnë atë që u bë me 1908, dhe më 1972 në Kongesin e njëhsimit të gjuhës shqipe, me pretekste nga më absurdet por që kanë një fill të vërtetë; dikush është i interesuar që Shqipëria të mbetet pa identitet dhe në kaos. Prandaj sulmet ndaj Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut nuk po reshtin si nga jashtë ashtu dhe nga brënda vendit duke treguar edhe njëherë se  politika shqiptare, politikanët shqiptarë, të zgjedhurit lokalë dhe parlamentarë, Presidentët, Kryeministrat nuk janë aspak patriot për rendin vetëm pas lëshimëve matëriale momentale  aq sa kjo histori nu dihet se kur do të mbarojë.

 

Megjithatë unë them se problem është më i thellë. Pranimi se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Sknënderbeu ishte mbrojtës i atdheet të tij, por dhe i kristianizmit (për të cilin Papa i Romës i dha titullin honorifik- `Atlet i Krishtit`), ka qënë , mbetet, dhe do të të jetë vija ndarëse midis shqiptarëve dhe jo-shqiptarëve, midis patriotëve (nuk është fjala për nacionalistët por për patriotët), dhe ashtu si e kam përmëndur në artikullin me të njëjtin emër disa vite më parë, synimi kryesor i disa historianëve të jashtëm si austriaku Shmid,  dhe i disa historianëve turq si Talha Ugruluel i para disa ditësh i cili shau heroin tonë kombëtar (por kërkoi falje të paktën), ose ata sllavë ose bizantino-grekë të cilët shtrembërojnë faktet historike- është dëmtimi i identitetit të kombit shqiptar sepse në këtë identitet të fortë i cili e ka zanafillën tek Arbërit dhe Epiri, ashtu si dhe më në thellësi të historisë tek iliro-pellazgët, ata shohin vehten e tyre që janë pa identitet historic të veçantë (madje shohin se  disa nga ata e kanë identitetin po nga vetë arbërit dhe epiri). Për këtë qëllim duan të prishin identitetin tonë historic në mënyë që të kënë liri për të tjetërsuar identitetet historike të shqiiptarëve.

 

Ana tjetër e medaljes janësulmet që vijnë kundër Heroit Kombëtar nga brënda vendit.  Disa historianë shqiptarë madje, dhe nga akademistët shqiptarë dhe kosovarëhedhin idenë se osmanët nuk ishin pushtues e për pasojë Heroi Kombëtar  napaska luftuar kot?! Analistë të tjerë si Lubonja, madje surrogato të tjerë si disa pseudo-teoricienë islamistë  hedhin idenë se Skënderbeu ka vrarë shqiptarë myslimanë?! Kjo mbetet një akuzë idiote, sepse në atë kohë nuk kishte filluar konvertimi masiv i detyruar i banorëve.

 

E parë dhe në këtë prizëm edhe miku im Olsi Jazexhi, ka shkruar një artikull aspak intelektual apo dhe të mbështetur të paktën në ndonjë fakt historik duke thënë se Skënderbeu ishte…….një…plaçkitës dhe vrasës….  Unë do të desha ti përmëndnja një pyetje Olsit; po mirë, po osmanët çfarë kërkonin në trojet shqiptare? A nuk ishin ata vrasësit, paçkitësit dhe dhunuesit e vërtetë të trojeve ku banonin arbërit dhe epirotët? çfarë deshin ata këtu? Nëse espektojmë faktet shkencore, puhstues quhen ato ushtri e shtete apo perandori qe hyjnë ushtarakisht pa lejen dhe dëshirën e popujve apo shteteve pritëse duke shkelur ligjet përkatëse, kombëtare dhe ndërkombëtare. Atehere dalin një pyetje tjetër dhe nje përgjigje përfundimtare:

Së pari osmanët mbeten pushtues, dhe jo administratorë. Klasa sunduese shqiptare e atëhershme që drejtonte vëndin nuk ishte administratore, por klasë tradhëtare. Së dyti personat që në mënyrë të vazhdueshme përpiqen të çnderojnë emrin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu-  mendoj se janë të paguar për ta bërë një gjë të tillë se bashku me ata të huajt dhe ky sulm kundër tij mbetet një strategji kundër identitetit kombëtar shqiptar.  Kjo strategji mund të jetë e thurrur me kujdes nga segmente drejtues radikalistë politikë në Turqi por nuk është pa gjë dhe segmente politike ekstremiste në Serbi dhe gjetkë.  Shpresojmë që klasa politike shqiptare të reflektoje dhe të vendosë në vend realisht, Figurën e shenjtë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i cili mbetet guri i themelit të identitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku janë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here