Plazhi vendi ideal për të flirtuar, mësoni truket

0

Nëse je ti ajo vajza që edhe këtë verë ndihesh vetëm, atëherë puno që kjo të jetë e fundit herë. Si mund ta bësh këtë? Duke mësuar të flirtosh në shumë mënyra. Plazhi është vendi ideal ku mund të flirtosh në shumë mënyra. Por

 Mëso të buzëqeshësh

Thonë se është ngjitëse, sepse nëse i buzëqesh dikujt, edhe ai do të ta kthejë në të njëtën mënyrë. Aq më tepër nëse ky personi të cilit i drejton buzëqeshjen është ai i dëshiruari. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Kështu do të jesh një person magnetik.

Bëje ti hapin e parë

Nëse dikush të pëlqen vërtet, trego interes për të, duke iu afruar dhe duke e përshëndetur. Më shumë do dukesh interesante kur bisedën e nis ti e para. Prezantimi është një moment që mbahet mend gjatë, kështu që qëndrimi yt i sinqertë do të tregojë vërtet dëshirën që ke ndaj dikujt. Fol për atë që ke përreth, bëj një pyetje, kërko ndihmë ose shpreh një opinion. Nëse të bisedosh me të, ngjall simpati, atëherë mos nguro t’ia shprehesh.

Tërhiq vëmendje me aksesorët

Bien gjithmonë në sy, kështu që mos dil nga shtëpia pa i pasur. Një libër apo një revistë, një kapelë, një cakmak, letrat etj. Mund të jetë gjithmonë “një gjah” i mirë gjatë qëndrimit në plazh, kështu që mund të të ndihmojë për të nisur bisedën në mënyrë natyrale.

Bëj komplimente

Më të mirët janë ata që bëhen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pëlqen t’ia bësh të ditur se ka diçka të veçantë dhe tërheqëse. Mbani mend që komplimentet duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe origjinalë. Nëse edhe ju juve iu bëjnë ndonjë kompliment, përgjigjja duhet të jetë thjesht faleminderit.

Lër përshtypje të mirë

Përpiqu që gjatë kohës që je duke biseduar me dikë që të intereson të lësh përshtypje të mirë. Sillu natyrshëm, pa e ekzagjeruar me pyetje të kota, por pa treguar edhe mendjemadhësi në përgjigje. Mundohu të jesh e qeshur, e ëmbël, bëj humor, sillu spontane dhe argëtohu. Pse jo, mund të tregosh edhe dobësitë për të qenë më e afërt, sepse kështu mund të bësh dikë për vete.

Lini nje pergjigje