Standard.al

PAK kundër vendimit të qeverisë/ Tafaj: Cënon në thelb kompensimin financiar të aftësisë së kufizuar

0

Shoqata e të Verbërve kundërshton projekt pilot të ashtuquajtur Modeli bio-psikosocial i vlerësimit të aftësisë së kufizuar që ndryshon nga modeli mjekësor

Qeveria pritet të nis në muajin shtator një tjetër projekt pilot të ashtuquajtur Modeli bio-psikosocial i vlerësimit të aftësisë së kufizuar që ndryshon nga modeli mjekësor. Personat me aftësi të kufizuar kundërshtojnë  vendimin e qeverisë që vendosi  kritere të reja për të përfituar kompensim financiar. Pasojat e tij i shpjegoi kryetari i Shoqatës së  të Verbërve Sinan Tafaj.  Pagesa e aftësisë  së kufizuar nuk do të paguhet për fëmijet nën dy vjeç dhe do të përllogaritet bazuar mbi pensionin social prej 6 mijë e 700 lekësh të reja.  Vendimi i cili ka kaluar në qeveri mbledhjen e tetë qershorit  pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator. Fillimisht ai do të zbatohet në dy njësi administrative në Tiranë  më pas do të aplikohet në të  gjithë  vendin. Projekti i ri mbështetet në të dhënat e Regjistrit Elektronik Kombëtar dhe do të nis të pilotohet me njësitë administrative nr.6 dhe 7, të Qarkut të Tiranës për një periudhë 6 mujore e mandej do të shtrihet në të gjithë teritorin dhe kategoritë e aftësisë së kufizuar, përjashtuar personat që gëzojnë statusin e të verbrit. Por ndërsa qeveria e cilëson një arritje pilotimin e sistemit të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, një nga zërat më të njohur në mbrojtje të kësaj kategorie Sinan Tafaji thotë se po cënohet hapur kompensimi financiar i personave me aftësi të kufizuar. Sipas Tafajit ata që cënohen më shumë nga ky ndryshim ligjor janë pensionistët invalidë që humbasin pagesën e paaftësisë, si dhe fëmijët nën 2 vjeç. Tafaji fajëson qeverinë se qëllimisht i ka përjashtuar grupet e interesit nga vendimmarrja dhe zëvendësuar ata me disa OJQ klienteliste, ndaj paralajmëron nisjen e protestave në shtator. Eksperti i të drejtave të njeriut që ka drejtuar për shumë vite këshillin kombëtar të pak analizon se pagesa e aftësisë së kufizuar është një e drejtë që duhet ta gëzojë çdo shtetas i invalidizuar pavarësisht nëse merr pension apo ka derdhur kontribute shoqërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.