Nënë e bijë takohen pas 39 vitesh, momente që të përlotin(FOTO)

0
140

Ky është momenti emocionues kur një grua takon për herë të parë nënën e saj, pasi ajo e kishte lënë vetëm në moshën 3-vjeçare.

Lei Xiurong, 39 vjeçe, u bashkua me gruan që e solli në jetë Chen Jinmei, 70, pasi ajo e la jashtë derës së një shtëpie fëmijësh në Kinë, në vitin 1977.

Sipas “People’s Daily Online”, kur ato u takuan, kuptuan se jetonin vetëm gjysmë metri larg njëra-tjetrës.

Siç shihet edhe nga fotot, Chen Jinmei përqafon vajzën e saj, ndërsa Lei shpërthen në lot. Chen ishte e shoqëruar me vajzat e tjera të saj, të cilat u emocionuan nga ky takim.

Kur Lei erdhi në jetë, prindërit e saj po prisnin që të ishte djalë pasi kishin edhe 4 vajza të tjera. Si pasojë e kushteve të këqija të jetesës, prindërit vendosën që ta largonin nga shtëpia.

Pas disa muajsh në shtëpinë e fëmijëve, Lie u adoptua nga një familje e cila kishte vetëm një fëmijë. Por pak ditë pas lindjes ai vdiq. “Familja që më mori nuk kishte kushte të mira, por me mua ishin shumë të sjellshëm. Më vonë ata sollën në jetë dy binjake. Asnjëherë nuk më bërtitën”, është shprehur Lei.

Në moshën 9-vjeçare ajo mori vesh se ishte e adoptuar dhe kur ishte 11 vjeçe, nëna jobiologjike ndërroi jetë. Si pasojë, kur ajo mbushi 16 vjeçe doli që të punonte.

Me kalimin e viteve ajo nisi të kërkonte për prindërit e saj biologjikë, po ashtu edhe ata kishin nisur duke pyetur për të. Ka qenë motra e saj, ajo që kishte parë njoftimin në gazetë që Lie po kërkonte familjen e saj biologjike. E pas shumë vitesh, familja ribashkohet.

362f375300000578-3685924-image-m-7-1468311103755_1468330769-8103895 362f376900000578-3685924-living-close-to-each-other-it-was-revealed-that-the-family-live-m-8-1468315641911_1468330770-7980008

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here