Standard.al

Kreu i Kuvendit Meta në Mal të Zi, takohet me presidentin Vujanoviç, vlerësohen marrëdhëniet midis dy vendeve

0

m2 m3

 

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ditën e sotme ndodhet në Mal të zi.

Ai është pritur nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Filip Vujanovic, i cili e falenderoi zotin Meta për ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike rajonale. Meta vlerësoi vëmendjen e autoriteteve malazeze ndaj kërkesave të pakicës kombëtare shqiptare në Malin e Zi.
“Krenarë që ishim ndër të parët që ratifikuam protokollin e NATO-s. Ne gëzohemi me progresin e Malit të Zi. Projektet rajonale TAP dhe Korridori Blu rëndësi strategjike për të gjithë rajonin. Zgjidhjet e kërkesave të shqiptarëve ti shërbejë komuniteteve lokale dhe forcimit demokratik të Malit të Zi”,  deklaroi Meta.
Nga ana e tij, presidenti Vujanovic vlerësoi marrëdhëniet mes dy parlamenteve, ndërsa kërkoi që të ruhen parqet kombëtare si pasuri e përbashkët ndërkufitare.
“Shqipëria vend mik, së bashku në familjen euro-atlantike”, deklaroi Vujanovic.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.