Basha: Për biznesin në tërësi kemi paketa taksash lehtësuese

0
143

Për t’i ardhur në ndihmë industrisë së prodhimit, përveç taksës së sheshtë 9%, demokratët po punojnë për një paketë lehtësuese. Nga Durrësi, ku u takua me sipërmarrës të këtij qytetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se përmes kësaj pakete synohet rigjallërimi i ekonomisë.

“Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një  paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë.”

Sipas kreut të demokratëve, përmes politikës së taksave të ulëta, uljes së kostos së prodhimit dhe përmirësimit të klimës së biznesit, synohet rritje e investimeve vendase dhe të huaja, rritje e numrit të të punësuarve dhe rritje pagash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here