Si përfundoi Anton Martini në Shkodër, dyshimet e prokurorisë për kërkesat e tij për t’u larguar

0
149

Përgjimi i një trafikanti droge që fliste për 150 mijë euro, të paguara për të hequr prokurorin e çështjes, ngriti dyshime për arsyet e largimit të prokurorit Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas publikimit të përgjimit, ku kreu i bandës së trafikimit të drogës, Jurgen Molla fliste për një pagesë prej 150 mijë eurosh për transferimin e Anton Martinit.

Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar deklaratat e Jurgen Mollës, pavarësisht se transferimi i prokurorit është një fakt.

Organi i akuzës sqaron se prokurori Anton Martini është transferuar në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës me kërkesën e tij, administruar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit, në muajin shtator 2015. Procesi i transferimit të tij përfundoi në dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Këshilli i Prokurorisë.

Por “Gazeta Shqiptare” ka arritur të sigurojë një kopje të kërkesës së prokurorit Anton Martini, i cili kërkon nga këshilli i prokurorisë që të konkurrojë si drejtues i prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga transferimi rezultoi se Anton Martini u emërua prokuror i thjeshtë në Shkodër, dhe jo drejtues i prokurorisë siç kishte kërkuar. Jurgen Molla, trafikant droge dhe njëkohësisht ndërtues i disa komplekseve apartamentesh në Tiranë u arrestua, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në të gjitha vendet e Ballkanit. Jurgen Molla e pohoi pagesën për prokurorin, kur fliste në telefon me nënën e një prej korrierëve të drogës, që ishte arrestuar nga policia dhe do të gjykohej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here