Shqipëria përballet me të nxehtin afrikan

0
156

Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë edhe vranësira të herë pas hershme.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë pasdites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në zonat qendrore dhe jugore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat veriore. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë në vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Temperatura minimale është 26 gradë dhe max deri në 38 gradë, në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here