OKB: Shqipëria një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit, me fitime 340 milionë UDS në vit

0

Raporti i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), për vitin 2016, e rendit Shqipërinë një një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë.

Loading...

Raporti u referohet të dhënave të vitit 2014, si të dhënat e fundit zyrtare, sipas të cilave, në Shqipëri në atë vit u prodhuan 540 ton drogë dhe u zbuluan 551.414 bimë.

Raporti nuk ka të dhëna mbi sipërfaqen reale të kultivuar.

UNODC thotë se Shqipëria, Kolumbia, Xhamajka, Holanda dhe Paraguaji janë vende –burime të rëndësishme të kanabisit të shitur në tregjet ndërkombëtare [Reports by Member States over the period 2009-2014 indicate that Albania, Colombia, Jamaica, the Netherlands and Paraguay are important source countries of the cannabis herb sold in international markets].

Shqipëria zë vend kryesor në raportin e UNODC edhe përsa u përket fitimeve vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave. UNODC thotë se kjo tregti zë 2.6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pra të sasi që prodhon ekonomia shqiptare në një vit.

Në raport thuhet se fitimi nga trafiku i drogës në Shqipëri është më i lartë se ato në vendet e zhvilluara, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në vendet e zhvilluara fitimet luhaten nga 0.07 – 0.19 % të PBB, ndërsa në vendet me PBB të vogël si Shqipëria (2.6 %), Irani (1.66 %) dhe Bullgaria (1.22 %), fitimet janë më të larta. [However, profits from the illicit opiate trade in those countries accounted for a significantly smaller proportion of GDP (0.07-0.19 per cent) than in countries with a relatively small GDP, such as Albania (2.60 per cent of GDP), Iran (Islamic Republic of ) (1.66 per cent) and Bulgaria (1.22 per cent)]

 

 

 

PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit. Fitimi nga drogat përllogaritet në rreth 340 milionë USD në vit. Revista Monitor, përllogarit se kjo është shuma vjetore e valutës që hyn në Shqipëri në një vit, ndërsa mënyra e përdorimit të tyre (si pastrohen këto para) është e panjohur. “Ky burim i paligjshëm hyrjesh valutore shpjegon edhe arsyen pse monedha vendase është e fortë në tregun e këmbimeve valutore, pavarësisht se vendi ka një deficit ndër më të lartit në rajon të llogarisë korente -diferencës së valutës që hyn dhe asaj që del- prej mbi 11% të PBB-së”, shkruan ajo.

Raporti i UNODC thekson se  fitimet nga tregtia e ligjshme e drogave përbëjnë nxitës të konsiderueshëm financiarë për grupet e rganizuara kriminale.

Një studim i fundi i UNODC zbuloi se të ardhurat e drogave të kontrabanduara nga Ballkani drejt Europës janë rreth 28 miliardë dollarë në vit. Pothuajse gjysma e këtyre fitimeve u gjeneruan në katër shtete europiane, që janë tregu më i madh ilegal për drogat: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

UNODC: Pastrimi parave të drogës

Në raportin e UNODC thuhet se pastrimi i parave kryhet me mënyra të ndyshme, nga përdorimi i teknikave të vogla të centralizuara, që përfshijnë dërgesat e parave apo remitancat, deri tek përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetës; në të gjitha rastet, gjithësesi, të ardhurat nga trafiku i paligjshëm i drogës riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme.

Në shumë raste, këto të ardhura të paligjshme mund të injektojnë sasi të mëdha parash “cash”  në ekonominë e një vendi dhe mund të kenë efekte të rëndësishme makroekonomike, si ndryshime në vlerat e monedhave dhe rritje të buxhetit dhe të vlerës monetare, siç ka ndodhur në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, disa prej të cilave janë ndikuar në mënyrë domethënëse nga trafiku i kokainës. Në Guinea-Bissau, për shembull, rezervat valutore të huaja u rritën nga 33 milionë dollarë në vitin 2003 në174 milionë dollarë në 2008; dhe në Gambia, vlera e dalasi u rrit me shpejtësi, pa ndryshime të dukshme në flukset e kapitalit.

Një pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës të gjenerruara nga vendet konsumatore transferohen në qendrat financiare, ku të ardhurat e kompanive, institucioneve financiare, rezidentëve dhe shërbimeve financiare profesioniste përdoren për të grumbulluar dhe shpërndarë flukset financiare.

Disa shembuj të fundit të pastrimit të parave ilustrojnë se si të ardhurat e paligjshme janë riqarkulluar përmes institucioneve të mëdha financiare në vendet e zhvilluar. Në vitin 2012, Departamenti i Drejtësisë në SHBA, gjobiti një bankë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar me 1.9 milionë dollarë, për “dështime të mbikëqyrjes” duke lejuar pastrimin e të paktën  881 milion dollarëve të ardhura nga trafiku i drogës. Dështimet e tilla përfshirë dështimin për të monitoruar të paktën 670 trillion dollarë të transferuara në një bankë në Meksikë.

Paratë e kishin origjinën nga karteli Sinaloa në Meksikë, nga karteli Norte del Valle në Kolumbi dhe organizata të tjera më të vogla të trafikut të drogës.Raporti thekson se fluksi i finacimeve të paligjshme mund të minojë integriretin e sistemit financiar të një vendi, përshirë sektorin financiar ndërkombëtar. 

Loading...

Lini nje pergjigje