Njihuni me Ferrarin “e çmendur” me motor të aeroplanit (Video)

0
125

Një zejtar kanadez në garazhin e tij ka ndërtuar një Ferrari me motor të aeroplanit.

Ryan McQueen në garazhin e tij ka ndërtuar super-veturën, Ferrari Enzo me motor të aeroplanit.

Për të krijuar këtë veturë-aeroplan, atij i janë dashur 12 vjet dhe 90 mijë dollarë, transmeton Koha.net.

Ai këtë veturë e ka emëruar Insanity (“Madness”), që do të thotë “Çmenduri”.

McQueen këtë projekt e ka filluar në vitin 2004, pasi që ka vizituar veturat-aeroplanë për gara në Edmonton.

Ai ka shitur Chevrolet Corvetten e tij dhe me ato para ka blerë dy motorë të aeroplanit në një ankand publik.

McQueen thotë se kur e filloi projektin, nuk kishte njohuri fare me inxhinierinë e as se si përdoret makina e saldimit. Krijimi i trupit në stil të modelit Enzo atij i mori dy vjet, ndërsa për të krijuar strukturën prej metali atij iu deshën pesë vjet.

“Madness” peshon 1723 kilogramë dhe mund të përshpejtojë deri në 650 kilometra në orë. Kjo veturë-aeroplan shpenzon 400 litra kerozinë në dy minuta.

Po ashtu kjo veturë-aeroplan merr pjesë në ngjarje të ndryshme publike, por në rrugët publike nuk del asnjëherë – McQueen e mban atë në një rimorkio.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here