Nëse bëni gjumë të keq e ka fajin Hëna

0
153

Hena mund te jete fajtore per gjumin e keq gjate nates.

Keto zbulime jane te dhenat e para te besueshme qe ritmet Henore mund te influencojne gumin e njerezve.

Shpesh Henes  jepet faji per cmendurine ne Toke. Megjithate, kerkimet kane treguar vazhdimisht qe Hena e plote nuk ka asnje efekt ne shendetin e njerezve. Megjithate disa studime kane gjetur lidhje te dobet ndermjet Henes se plote dhe agresionit te shtuar dhe helmimit te paqellimshem. Por keto te dhena nuk mjaftojne.

Kronobiologu dhe kerkuesi i gjumit Christian Cajochen ne Spitalin Psikiatrik te Universitetit te Bazelit ne Zvicer ishte fillimisht skeptik kur njerezit i ankoheshin per mungese te gjumit gjate periudhes se Henes se plote. Megjithate, nje nate me Hene te plote ndersa ishte ne nje lokal me koleget e tij, ata kujtuan qe para disa vitesh kishin bere nje studim mbi gjumin te dhenat e te cilit mund t’i studionin per te pare per efektet e mundshme qe kishte Hena tek njerezit.

Cuditerisht, shkencetaret zbuluan qe ciklet Henore duket se infuencojne gjumin e njerezve, edhe kur keta nuk e shohin Henen apo nuk e dine fazen aktuale Henore.

Pergjate kater viteve, kerkuesit kishin monitoruar aktivitetin e trurit, levizjet e syve dhe leshimin e hormoneve te 33 vullnetareve nderkohe qe ata ishin ne gjume. Te gjithe pjesemarresit ishin te shendetshem, nuk kishin probleme me gjumin, dhe nuk merrnin ilace e mjekime.

Pasi vezhguan te dhenat e tyre, shkencetaret zbuluan qe gjate kohes se Henes se plote, aktviteti i trurit i lidhur me gjumin e thelle bie me 30%. Njerezve u duhej mesatarisht 20 minuta me shume per te rene ne gjume, dhe flenin 20 minuta me pak ne netet me Hene te plote.

Vullnetaret ndjenin sikur gjumi i tyre ishte me i dobet kur Hena ishte e plote, dhe kishin ne fakt nivele te uleta melatonine, nje hormon qe merret me rregullimin cikleve te gjumit dhe te zgjimit.

“Mu deshen me shume se kater vjet perpara se te vendosja te publikoja rezultatet, pasi as vete nuk arrija t’i besoja.” – tha Cajochen per LiveScience.

Megjithese terheqja gravitacionale e Henes ka efektet e saj ne oqean, efektet e saj jane shume te uleta ne liqene dhe virtualisht nuk ndodhin ne trupin njerezor.

Influenca e drites elektrike dhe aspekte te tjera te jetes moderne mund te maskojne terheqjen e Henes per trupin e njeriut.

“Do te ishte interesante te mund te studionim njerez qe jetojne jashte pa drite artificiale.” – tha Cajochen.

Ka ende studime te tjera qe duhen bere, ne lidhje me efektet e Henes tek gjumi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here