Ndalohet gjuetia për 5-vjet/ Gjuetarët çojnë në Kushtetuese moratoriumin ,vetëm në Shqipëri mbyllet gjuetia

0

Moratoriumi i gjuetisë të hënën në Kushtetuese. Perri: Vetëm në Shqipëri mbyllet gjuetia!

Loading...

Moratoriumi i gjuetisë është kundërshtuar nga Shoqata e Gjuetarëve. Sipas moratoriumit për 5 vjet nu kanë të drejtë që ta ushtrojnë këtë aktivitet gjuetarët në mënyrë për të mbrojtur faunën dhe llojet në zhdukje dhe për tu ardhur në ndihmë shumë kafshëve të cilat duhet të shumohen dhe ripërtërihen si lloje. Por dje në   Divjakë u mbajt  një mbledhje të jashtëzakonshme me përfaqësuesit e shoqatave të gjuetarëve të mbarë vendit. Shkak për këtë mbledhje është bërë miratimi nga parlamenti i zgjatjes se moratoriumit të gjuetisë edhe për pesë vjet. Në kushte kur dy vitet e para të moratoriumit nuk kanë sjellë asgjë pozitive në faunën e vendit tonë, por përkundrazi janë shtuar rastet e gjuetisë së paligjshme, sipas përfaqësuesve të shoqatave të gjuetarëve këta të fundit e konsiderojnë të paligjshme zgjatjen e moratoriumit. Në fjalën e tij, sekretari i Federatës Shqiptare të Gjuetisë, zoti Themi Perri shpjegoi nismën e paditjes në Gjykatën Kushtetuese për hedhjen poshtë të moratoriumit të gjuetisë dhe për pesë vitet e ardhshme. Nga ana e tij, Enton Mele, anëtar i Federatës Shqiptare të Gjuetisë, shpjegoi se moratoriumi i dy viteve të shkuara nuk ka qenë funksional dhe tregon në praktikë pse duhet rrezuar moratoriumi pesë vjeçar, në një kohë që duhen marrë masa për implementimin e gjuetisë sportive të ligjshme, kur gjuetia e paligjshme ka dëmtuar dhe dëmton interesat e vetë shoqatave të gjuetarëve, por edhe faunën në balancat e saj natyrale dhe se nuk ka asnjë përvojë botërore ku moratoriumi të ketë qenë i ligjshëm. Përfaqësuesit e shoqatave të gjuetisë nga i gjithë vendi, diskutuan më pas për strategjinë që do të ndjekin për realizimin e qëllimit të tyre abrogimin e ligjit që shtyn edhe me pesë vjet moratoriumin e gjuetisë sportive në mbarë vendin.

Loading...

Lini nje pergjigje