Metani në Arktik, një bombë me sahat

0

 

Loading...

Shkencetaret thone qe leshimi i sasive te medha te metanit ne Arktik mund te kene nje impakt shume te madh ne bote.

Kerkuesit vleresojne qe ndryshimet klimatike qe cojne ne leshimin e ketij gazi mund te kushtojne shume dhe me shume mundesi do te ndihen ne vendet qe jane ne zhvillim.

Shkencetaret kane patur shqetesime ne lidhje me rritjen e temperaturave ne permafrost prej shume vitesh. Sasi te medha metani jane perqendruar ne tundren e ngrire te Arktikut.

Me pare eshte mesuar qe ulja e sasise se akullit ne detin Siberian Lindor po ben qe ujerat te ngrohen dhe te leshohet metani. Shkencetaret kane zbuluar kete gaz deri ne 1 kilometer diameter qe ngjitet nga ujerat.

Ne kete studim kerkuesit jane munduar te vene nje cmim ekonomik ne demtimin klimatik qe mund te shkaktojne keto leshime metani.Metani eshte nja gaz i fuqishem, megjithese zgjat me pak se nje dekade ne atmosfere.

Duke perdorur nje model ekonomik shume te ngjashem me ate te perdorur nga Lord Stern ne vitin 2006, kerkuesit ekzaminuan cfare do te shkaktonte leshimi i 50 gigaton metan gjate nje dekade.

Ata zbuluan qe kjo mund te shtonte permbytjet, ngritje te nivelit te detit demtim ne agrikulture dhe demtim te shendetit te njerezve ne nje vlere qe d te kapte 60 trilion $.

“Kjo eshte nje bombe ekonomike me kohe qe ne kete faze nuk eshte ende e njohur ne skenen boterore.” – tha Profesori Gail Whiteman ne Universitetin Erazmus ne Hollande.

“Ne mendojme qe eshte shume e rendesishme per ne qe te diskutojme se kush jane pasojat e leshimit te metanit dhe cfare ne mund te bejme ne menyre qe ta ndalojme kete te ndodhe.”

Sipas ketyre lajmeve te reja perfitimet e mundshme qe ishin parashikuar deri tani, do te ishin vetem nje fraksion i kostos qe do te shkaktonte leshimi i metanit. Autoret e studimit thone qe leshimi i kesaj shkalle i metanit do te afronte daten kur temperaturat globale do te rriteshin me 2 grade ndermet 15 dhe 35 viteve.

“Ne po shikojme nje efekt te madh. Mund te kete nje efekt katastrofik ne klimen boterore.” – tha Prof Peter Wadhams nga Universiteti i Kembrixh.

Disa shkencetare kane paralajmeruar qe nuk dihet mjaftueshem ne lidhje me nje leshim te tille metani.

Metani nuk gjendet ne atmosfere ne sasi te medha, Prof Wadhams thote qe sasia eshte duke u rritur.

“Ne po shohim nje rritje te nivelit te metanit ne atmosfere. KKur shihen imazhet satelitore, per shembull te satelitit Metop, sasia eshte rritur shume ne tre vitet e fundit dhe rritja me e madhe p ndodh mb Arktik.” – tha ai.

Autoret thone qe impaktet e metanit do te ndiheshin me shume ne vendet ne zhvillim qe jane me vulnerabel ndaj ujerave qe ngrihen, permbytjeve, dhe problemeve agrikulturore dhe te shendetit te temperaturave ne rritje.

Loading...

Lini nje pergjigje