Mediat “masakrojnë” Pogba: Mister 120 milon euro kishte fushë të lirë

0

Shumë kritika për Paul Pogba, lojtari nga i cili pritej shumë në mbrëmjen e djeshme. Më titullin “Euro 2016. Dështimi i Pogba. Jashtë rolit me Francën dhe akoma jo një lider” La Gazzeta dello Sport shkruan:

“Ylli i Juves ka zhgënjyer në ndeshjen më të pritur” atë kundër Portugalisë ku u duk i humbur dhe i fshehur. Kampionati i tij Europian nuk ishte në kuotat e tij të merkatos.

Jo, nuk ishte finalja e Paul Pogba. Po ashtu as Europiani. Turneu i Pogba mbaroi ashtu si nisi, përkundrazi edhe më keq; tentativat e tij nuk arrijnë të vizatojnë asgjë, madje është një performancë e shurdhër  që nuk zgjohet as nga britmat e Matuidi dhe Sisoko që bëjnë të dridhet herëpashere Portugalia

Pas daljes nga fusha të Ronaldos, Mister 120 milon euro kishte fushë të lirë. Por ai zgjodhi të fshihej pikërisht në ditën më të rëndësishme, atë të provimit final që mund të ndryshonte si Europianin e tij ashtu edhe karrierën e tij

A është një lider Pogba apo jo? Për momenin nuk duket, edhe pse do të diskutohet gjatë kjo finale e Sant Denis.  Sigurisht që Franca e Deshamps nuk ishte e ndërtuar rreth 23 vjeçarit ashtu si kërkon ta bëjë Mourinjo të Man.Utd. Ajo që është  vërtetë është se nuk mund të ketë alibi për Pogbanë për vlerat e tij dhe të merkatos ku e kanë vendosur .

Lini nje pergjigje