Ja sa te “madh”duhet ta keni për ta kënaqur të dashurën!

0
1246

Siç duket, gratë kënaqen seksualisht nga më shumë gjëra sesa madhësia e penisit.

Në një studim të kryer me 160 gra dhe meshkuj, hulumtimi ka pyetur njerëzit se çfarë i ka ndihmuar ata të ndjehen të kënaqur seksualisht apo të lumtur me jetët e tyre seksuale. Gjithashtu, ata i kanë pyetur njerëzit se edhe çfarë nuk i kënaq, transmeton Telegrafi.

Tërë kohën gratë kanë folur për rëndësinë e intimitetit, lidhjes së ngushtë me partnerin, ndjenjës që partneri kujdeset për ta etj. Mirëpo, shumë pak gra kanë folur për madhësinë e penisit, ndoshta diku 3 apo 4.

Nuk është se madhësia e penisit nuk ka lidhje te çdo person, por për shumicën e grave, tek seksi me një mashkull madhësia e penisit nuk është karakteristika më e rëndësishme e tij.

Sidoqoftë, sa i përket pyetjes se cila është madhësia ideale apo minimale e penisit për ta kënaqur një grua, kjo nuk ka ndonjë përgjigje të saktë.

Madhësia mesatare e penisit është diku rreth 13 centimetra, varësisht nga racës të personit.

Duhet të keni parasysh se ka dy mënyra prej të cilave femra mund të përjetojë orgazëm: nga klitorisi dhe nga stimulimi i pikës G.

Rrjedhimisht është e qartë se për ta bërë të dashurën të përjetojë orgazëm nga klitorisi nuk keni nevojë për penis të madh, pasi që klitorisi gjendet në pjesën e jashtme të vagjinës dhe mund ta stimuloni direkt me penis. Klitorisi përmban miliona nerva të cilat e bëjnë atë shumë të ndjeshëm dhe keni nevojë ta stimuloni me xhentilesë për ta bërë të dashurën të përjetojë orgazëm.

Sa i përket mënyrës së dytë, duhet të keni parasysh se pika G gjendet vetëm katër centimetra brenda vagjinës. Prandaj, meshkujt me penis të vogël mund ta stimulojnë këtë pikë, por disa vajza pëlqejnë ta shikojnë organin e madh të një mashkulli, pasi që i eksiton më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here