Ja cfarë përmban formula e re e kompromisit “ad-hoc”

0
113

Propozimi që ndihmës sekretarja amerikane Nuland iu shtroi palëve politike në Tiranë do të çoi drejt konsensusit parlamentar për miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi.

Tv Klan ka arritur të mësoi që varianti që Nuland e cilësoi një si hibrit parashikon ngrijën e komisionit “ad-hoc” të me një përbërje të barazvlefshme pozitë opozitë, i cili do të zgjedhi perfaqësuesit e komisionit të posaçëm të kualifikimit të përbërë nga 12 antarë, propozim ky i cili është bërë nga opozita javën e shkuar.

Por ndryshe nga sa kërkon opozita oferta që artikuluar nga Nuland parashikon që emrat e antarëve që do të përbëjnë komisionin e Vetingut dhe që do të miratohet komision “ad hoc” duhet të filtrohen nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, dhe maxhoranca dhe opozita do të kenë të drejtë të zgjedhin secila nga 6 antarë.

Po sipas të njëjtave burime negociatat vijojnë mes të dy paleve. Çka iu është bërë e njohur dhe nga kryeministri Rama dhe deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Vete kryeministri, i cili mësohet se iu ka thënë deputeteve se qëndrimi i shprehur nga Nuland në takimin e një ditë më parë tregon se ka një qëndrim të unifikuar me SHBA.

Ndër para përpara gazetarëve i nuk preferoi ta cilësoi si terhëqje të maxhorancës faktin që po negociohet propozimi i bërë nga opozita, të cilin një ditë pasi e bërë publik Basha kryeministri e cilësoi si propozim që kërkonte vende të blinduara në këmbim të atyre të rezervuara për përfaqësuesit që do të përbëjnë institucionet e vetingut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here