Itali/ Lë qelinë piloti i avionit të drogës, Lamaj pret gjykimin në shtëpinë e gruas

0
150

Me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Brindisit, shqiptari Vilson Lamaj, piloti i avionit të drogës i modelit “Aeropakt A22S”,  që në gusht të vitit 2015, në kuadër të operacionit “Fluturimi i lirë” u arrestua nga policia italiane  në një pistë në komunën e Ostunit me 128 kg lëndë narkotike të transportuar me avion nga Shqipëria drejt Italisë, ka dalë nga burgu i qytetit Forli për të kaluar në gjëndje arresti shtëpiak në komunën Savignano sul Rubicone, pranë banesës së një të njohuri të tij.

Shqiptari Vilson Lamaj nuk disponon banesë (të marrë me qera apo të blerë) me emër të tij në Itali e drejtësia italiane kishte vendosur që ai duhej të  qëndronte  në arrest shtëpiak në banesën e të njohurit të tij, deri në pritje të gjykimit me akuzën e trafikut ndëkombëtar të drogës e shkelje të rregullave të aviacionit publik.

Por në të njëjtën ditë që ka dalë nga burgu, shqiptari Vilson Lamaj është arrestuar përsëri për shkelje të urdhërit të Prokurorisë së Brindisit, pasi është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte në arrest shtëpiak.

Shqiptari Vilson Lamaj është gjetur në banesën e bashkëshortes së tij po në komunën e Savignano sul Rubicone në provincën e Forlì-Cesena. Sipas policisë italiane ai po pëgatitej për tu arratisur.

Ndaj tij tashmë rëndon dhe akuza për shkelje të urdhërit të arrestit shtëpiak.

Pas këtij episodi, me gjykim të drejpërdrejtë Prokuroria italiane ka vendosur që Vilson Lamaj të jetë në arrest shtëpiak pranë banesës së bashkëshortes së tij, deri në përfundim të proçesit gjyqësor ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here