Grabitja në Rinas/ Shoferi i blindit u ndërrua, nuk kishte autorizim të hynte në pistë, grabitësit e gjetën derën hapur

1

Kujtim Picari, personi qe drejtoi blindin me paratë e vjedhura brenda në pistën e aeroportit, nuk ishte drejtuesi i mjetit. Ai e kishte ndërruar shoferin e blindit, i cili nuk kishte autorizim të hynte në pistë.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme”, shkruan Panorama.

“Ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.

Avioni që priste paratë, kishte ndezur motorët për t’u nisur drejt Austrisë, ndaj në nxitim e sipër është shkelur rregullorja. Kujtim Picari është lejuar të marrë i vetëm blindin dhe të hyjë në pistë.

Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e blindit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

Punonjësit e kompanisë private të sigurimit, pranuan se drejtuesi i mjetit me para duhej të kishte autorizim për hyrjen me blind në aeroport, por shoferi i furgonit atë ditë nuk e ka pasur një autorizim të tillë. Dhe kjo, sipas personave përfaqësues të kompanisë së policisë private, ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

1 Koment

  1. Disa pyetje qe i ben nje medje normale jane;1- kush e dinte se ne çfare ore parate do te ndodheshin ne piste? – Pergjigje: vetem personat qe ishin qe transpotonin te parate dhe aotoritetet! – Pra si ata qe transportonin edhe ata qe kishin organizimin e transportit, edinin oren n dhe vendin, te cilat te dhena ja kane dhene “grabitesve”! Si mund ta dinin ata qe i vodhen parate qe porta qe te çonte direkt ne pisten e ngritjes se avioneve? ishte e pa mbyllur? Me siguri ja ka dhene nje person i brendeshem, ndryshe nuk kishin si ta dinin, pra ne valle eshte qeveria e hajduteve qe hehre pas here vjedh bankat, dhe nuk kapet asnjenjeri,deri sa arrestojne ndonjerin qe qe e mbajne disa kohe sa te harrohet çeshtja e lirojne duke i dhene shprblimin per aq kohe sa e kane mbajtur! Keto, or miq jane vjedhjet e perditeshme qe ben qeveria e çakejve, per te blere zgjedhjet e aredhshme, kurse parate qe vjedhin per vete i drgojne jashte, neper banka fantazem, qe te mos i gjndet burimi dhe emrrat fallco qe perdorin!

Lini nje pergjigje