Delfinët mund të shohin fetusin brenda barkut të grave shtatzëna

0
165

Sipas eksperteve, duke perdorur ekolokacionin,  delfinet mund te jene ne gjendje qe te dallojne fetusin ne zhvillim te nje gruaje shtatezane.

Delfinet leshojne tinguj ne mjedis dhe degjojne ekot qe kthehen – nje proces qe i  ndihmon ata te identifikojne format dhe vendndodhjen e objekteve. Doktoret perdorin nje teknike te ngjashme per te nxjerre imazhin e nje femije njerezore qe eshte duke u zhvilluar. Te dyja keto perfshijne ultratingujt.

“Une mendoj qe eshte dicka shume e besueshme qe nje delfin te mund te dallonte nje fetus ne barkun e nenes” – tha Lori Marino, nje neuroshkencetare ne Universitetin Emory ne Atlanta. “Megjithate duhet nje studim shume i kujdesshem dhe i detajuar per ta thene me siguri kete.”

Raportime te ndryshme kane thene qe delfinet kane nje interes shume te madh ndaj grave shtatezana. Thuhet qe keto kafshe notojne deri tek grate shtatezana dhe leshojne ‘gumezhima’ prane barkut te tyre. “Gumezhima” eshte nje forme e nje ekolokacioni shume i perqendruar. Kur delfinet duan te stimulojne nje delfin tjeter, ata e vejne hunden e tyre ne lekure dhe gumezhijne.

Malcolm Nicolson, nje profesor i historise mjekesore ne Universitetin e Glasgow ne Skoci, eshte dakord me mendimin qe delfinet mund te dallojne shtatezanine e nje gruaje. Per shembull, sipas tij, nje delfin qe noton me nje trajnere femer perpara dhe pas shtatezanise se saj, mund te jete ne gjendje qe te dalloje nje ndryshim ne eko profilin e saj, apo modelet e tingujve qe i vijne nga ekolokacioni. Delfinet mund te kene edhe aftesine qe te dallojne rrahjet e zemres se nje fetusi edhe ne nje grua qe ata nuk e kane pare asnjehere me pare. Por per kete ai vuri ne dukje qe ishte thjesht nje spekulim.

Te pakten nje studim ka zbuluar qe delfinet mund te perceptojne format nepermjet nje barriere opake, si per shembull nje kuti.

“Do te ishte e logjikshme nese ata do te kishin potencialin qe te diferenconin ndermjet njerezve te ndryshem,”m, qe jane shtatezane ose jo, tha Mike Walsh, nje veteriner i kafsheve ujore ne Universitetin e Floridas.

Megjithate sipas tij, delfinet mund te mos dine qe ajo cfare ata jane duke pare brenda trupit te nje gruaje shtatezane eshte nje person.

Marino tha qe ajo mendon qe delfinet mund te shohin ndonje lloj imazhi te bebes. “Nga studimet ne dime qe ato jane shume te afte te kalojne nga nje imazh vizim ne nje imazh akustik.”, dhe e anasjellta, tha Marino. Ashtu si sonogramat i kapin njerezve nje imazh te bebeve te tyre, ekolokacioni mund tu jape delfineve nje imazh mendor te tyre.

Ka shume mundesi qe delfinet nuk kane lindur me aftesine e tyre te ekolokacionit, por e kane zhvilluar ate me kalimin e kohes. Per shembull, bebet delfina gurgullisin perpara se te mesojne te bejne tinguj me komplekse. Ajo dyshon qe edhe ekolokacionin e mesojne me vone.

Edhe pse delfinet mund te jene te afte te dallojne nje shtatezani, nuk do te ishte nje ide e mire te lindej nje femije prane delfineve, pasi keto kafshe mish-ngrenese ndonjehere mund te jene agresive.

Disa njerez deklarojne gjithashtu qe delfinet kane aftesine qe te diagnostikojne apo te kurojne semundje te njerezve. Per shembull ka patur raportime qe delfinet sillen ne menyre te cuditshme kur eshte prane dikush me nje tumor kancerogjen.

Megjithate sipas Marino, nuk ka asnje te dhene ne mbeshtetje te tij fakti, dhe asnje e dhene qe te mbeshtese hipotezen qe delfinet mund te sherojne njerezit me ane te ekolokacionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here