Zbulimi i fundit për diabetikët, ndryshon jetën e miliona njerëzve

0
169

Qelizat e modifikuara gjenetikisht mund t’u japin fund injektimeve të përditshme për trajtimin e diabetit të tipit 1, kanë zbuluar ekspertët. Linja e qelizave në trupin e njeriut është projektuar gjenetikisht për të prodhuar, ruajtur dhe lëshuar insulinë në bazë të niveleve të sheqerit në gjak tek trupi i njeriut. Shkencëtarët mendojnë se qelizat ‘Melligen’, që prodhojnë insulinë, mund të shërbejnë si kurë për diabetin e tipit 1. Tek diabeti i tipit 1, sistemi imunitar shkatërron qelizat pankreatike përgjegjëse për prodhimin e insulinës, një hormon i rëndësishëm që konverton sheqerin në gjak në energji. Këtë muaj ata siguruan një patentë nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave për mbrojtjen e linjës së qelizave. “Unë dhe ekipi im jemi shumë të lumtur që arritëm të sigurojmë patentën amerikane për qelizat Melligen”, u shpreh profesoresha Ann Simpson, e cila kryesoi ekipin e shkencëtarëve nga Universiteti i Teknologjisë në Sidnei. “Kjo na çon ne një hap afër dhënies fund të injektimeve të përditshme për diabetikët dhe, më e rëndësishmja, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet më të rënda të shkaktuara si pasojë e diabetit, si humbja e shikimit, probleme me veshkat, problemet kardiovaskulare”, shpjegoi ajo. Shkencëtarët po bashkëpunojnë me kompaninë bio-teknologjike amerikane “PharmaCyte Biotech” për të zhvilluar trajtime të reja në bazë të këtij studimi. PharmaCyte është e specializuar në zhvillimin e trajtimeve për kancerin dhe diabetin duke përdorur teknologjinë e saj të mbrojtjes së qelizave. Kjo teknologji, e njohur si Cell-in-a-Box, është procesi kyç për zhvillimin e qelizës Melligen si një trajtim revolucionar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here