Vrasja e dy zezakëve, protesta masive në ditën e pestë, Amerika në kaos

0
154

Protestat kundër vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policia po vazhdojnë të përhapen në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara.

Protestat nisën pas dy vrasjeve të fundit në Minesota dhe Luiziana.

Rrugët janë bllokuar në Minnesota, ndërsa anëtarët e armatosur të ‘Neë Black Panther Party’ po përballen me policinë në Baton Rouge, Luiziana.

Dhjetra arrestime janë bërë, por protestat ishin kryesisht paqësore, pa llogaritur hedhjen e fishekzjarreve, shisheve e gurëve kundër kordonit policor në Minesota.

Situata është e tensionuar edhe në Dallas, ku pesë oficerë u vranë nga një njeri i zi gjatë një manifestimi proteste.

Protestuesit kanë dalë në rrugë në mbrëmje për pesë ditë resht dhe kjo duket vetëm si fillimi i një vale që po përhapet në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here